Vrasja në Korcë, arrestohen 2 vellezër, lirohet nga akuza 15 vjecari

Post on: 18 October, 2011 Comments Off

KORCE-Hetimet për vrasjen e një 24 vjecari dje në Korcë gjatë një konflikti me thika kanë marrë rrjedhë të kundërt. I dyshuari, një 15 vjecar nuk është autori i vrajses, por 2 të plagosurit janë shoqëruar si autorë të krimit.

Qyteti u trondit mbrëmjen e së hënës nga një vrasje e ndodhur në bulevardin “Fan Noli”.
Një 24 vjecar ka mbetur i vrarë me thikë, ndërsa janë plagosur 2 vëllezër rreth orës 20: 30 minuta të së hënës. Viktima është Dorian Koçaqi, 24 vjeç, ndërsa të plagosurit janë vëllezerit Elton dhe Altin Beluli përkatësisht 20 dhe 23 vjeç.
Policia akuzoi direkt si autor 15 vjecarin Nikolin Kapurani.
Policia tha se vrasja kishte lidhje me një konflikt të ndodhur një javë më parë (9 tetor), kur rivaliteti i dy grupevëe të rinjsh përfundoi në plagosjen e 4 personave, mes tyre dhe të një polici.

Më 9 tetor nga një sherr me armë e mjete të ftohta u plagosën N.Samarai 24-vjec, D.Metko 24- vjec dhe E.Shehu 23-vjec.

Policia arrestoi D.Muhameti dhe Nikolin Kapurani, 15 vjeç, si autorë të plagosjes së ndodhur në në lagjen numër 11 në në ambientet e diskos Galaksi.

Prokuroria kërkoi masën e “arrestit shtëpiak” për adoleshentin, por gjykata kishte vendosur lirimin e tij. Katër ditë pas lirimit nga burgu, Nikolin Kapurani përfshihet në një tjetër konflikt, këtë radhë për një kasetofon makine.
Ditën e sotme burime nga Policia e Korcës bëjnë të ditur se 15 vjecari është liruar. Personi i dyshuar dje 15 vjecari, mësohet se është kthyer në dëshmitar të ngjarjes ku mbeti i vrarë Kocaqi. Mësohet se ai ndihmoi per zbulimin e ngjarjes dhe ben te ditur se kanë qenë 4 persona që janë konfliktuar me 2 vellëzërit, të cilët vranë 24 vjecarin. Ndërkohë që polcia nuk bën të ditur se kush i ka plagosur 2 vëllezerit, Beluli.

Dy vëllezërit e plagosur që dyshohen si vrasës të Dorian Kocaqit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po merren në pyetje nga policia.

Categories
Tags

Comments are closed.