Vrasja e shqiptarëve në Itali, hetuesit: Pista kryesore, larje hesapesh

Post on: 18 November, 2012 Comments Off

ITALI – Autoritetet italiane vijojnë punën për zbardhjen e vrasjes së dy shqiptarëve, një ditë më parë në Abbiategrasso, provincë e Milanos. Mediat italiane bëjnë të ditur se pista kryesore, ku janë përqendruar hetimet, është larja e hesapeve mes grupeve të trafikantëve të drogës.

51-vjeçari Ndue Bruka dhe nipi i tij Alban Medha dyshohet se janë ekzekutuar nga grupe kundërshtare, pasi kanë shpërndarë drogë në territorin e tyre.

Megjithatë fqinjët e shtëpisë ku jetonin dy shqiptarët tregojnë se ata ishin njerëz të urtë, fjalëpak dhe nuk silleshin në mënyra të çuditshme. Sipas fqinjëve, viktimat lëviznin gjithmonë me biçikleta dhe madje shpesh herë kishin vështirësi për të paguar qiranë.

“Njëri prej tyre nuk dinte italisht, ose shtirej sepse nuk donte të fliste me ne. Por ishin fjalëpak, vetëm përshëndeteshim dhe kaq.”-tregon një fqinje.

Policia ka kontrolluar imtësisht apartamentin e viktimave dhe ka zbuluar rreth 50 gramë kokainë, disa para dhe materiale që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike.

Categories
Tags

Comments are closed.