Vip-at ndezin plazhet me format e trupit të tyre hot (FOTO)

Post on: 8 July, 2012 Comments Off

Heidi Klum

Për t’i ikur valës së të nxehtit afrikan femrat e spektaklit nuk i kanë rezistuar thirrjes së detit, por as rrjetit social Twitter ku ekspozojnë fotot e tyre gjatë ekspozimit të hireve në plazh.

Britney Spears

Britney Spears, Laura Barriales, Carolina Marconi, Barbara Guerra, apo Heidi Klum të veshura nën bikini shndrisin nën rrezet e diellit, apo teksa shëtisin bregut të detit duke provokuar shikimet e të gjithë adhuruesve të tyre.

Spanjollja Laura Barriales, shijon disa ditë pushime në plazhin e Taormina-s pa të dashurin e saj Sete Gibernau.

Carolina Marconi, kridhet në ujërat e kthjellëta të Ponza-s dhe shkruan në profilin e saj “Det, aromë deti”, ndërsa shfaq seksualitetin e saj të parezistueshëm.

Në një foto shfaqet Barbara Guerra, e cila fotografohet teksa pozon në shezlong.

Laura Barriales

Përtej oqeanit Heidi Klum bën një foto duke marrë rreze dielli.

Carolina Marconi

Britney Spears, ndodhet në Maui, dhe pozon me kostumin e banjës në shoqërinë e dy fëmijëve të saj.

Nicole Minetti

Këngëtarja duket në formë shumë të mirë pasi ka humbur kilet e tepërta dhe ndihet e lumtur për bukurinë e saj.

Categories
Tags

Comments are closed.