Vdekja e mikut në liqen, Big Mama: Po iki nga vendlindja, nisem për…

Post on: 20 August, 2012 Comments Off

Big Mama thotë se ajo së shpejti do të shkojë në Norvegji dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përveç që do të vizitojë disa shoqe, do të mundohet të marrë veten pas vdekjes tragjike të shokut të saj.

Këngëtarja nga Maqedonia humbi një mik të afërt të saj, Lirimin, muajin e kaluar në një aksident me skuter ujor nga i cili lehtësisht e lënduar doli edhe vetë ajo. Në një intervistë për Zëri këngëtarja ka folur për këtë ngjarje dhe për vuajtjen që ende po e jeton.

“Të them të drejtën pushimet verore nuk do t’i kaloj në bregdet, sepse nuk mund ta shoh detin apo liqenin me sy. Kam vendosur që gjatë këtij muaji t’i vizitoj disa shoqe të mia të cilat jetojnë në Norvegji dhe Amerikë”.

“Njëra nga shoqet që jeton në Norvegji do të martohet dhe do të jem në kanagjeqin e saj edhe në dasmën e saj në Amerikë. Besoj se do të kaloj mirë atje sepse me të vërtetë kam shoqe shumë të mira. Kam përshtypjen se ky udhëtim do të më ndihmojë në një farë mënyre edhe për ta harruar sado pak rastin tragjik”, ka thënë Bigu rreth pushimeve verore.

Ajo po ashtu ka folur edhe për raportin e saj me të ndjerin, duke thënë se me të ka qenë vetëm shok, ndërsa të dashurin ende e ka gjallë dhe shëndoshë.

“Jam ndjerë shumë keq për vdekjen e Lirimit dhe shumë keq për thashethemet që dëgjoja menjëherë pas vdekjes së tij. Shkrimet e botuara nuk kanë qenë aspak të vërteta, sepse unë Lirimin e kam pasur vetëm shok dhe asgjë më shumë.

Ndërsa të dashurin e kam shëndoshë e mirë, këtë dua ta dinë të gjithë dhe jo të shpikin gjëra të pavërteta. Kam pasur mundësinë ta demantoj disa herë, mirëpo nuk ia vlente sepse isha jashtëzakonisht e mërzitur -nga humbja e Lirimit”, ka shtuar më tej këngëtarja tetovare.

Categories
Showbiz  
Tags

Comments are closed.