Varësia ndaj seksit sëmundje e vërtetë, si të kuptoni nëse jeni prekur

Post on: 13 October, 2012 Comments Off


Me sa duket kjo varësi është njëlloj si çdo sëmundje tjetër mendore, kështu është cilësuar së fundmi varësia ndaj seksit. Por se si mund ta kuptojë një njeri se vuan nga ky shqetësim e shpjegon nj studim i fundit. Varësia ndaj seksit apo se ks addiction, siç e quajnë amerikanët është klasifikuar plotësisht si një sëmundje e vërtetë mendore, e cila dihet vlerësuar seriozisht. Studiuesit e UCLA, Universitetit të Kalifornisë dhe Los Angeles, përfshinë në studim 270 persona që ishin shtruar në spital për sëmundje mendore. Autorët e studimit nuk i njihnin arsyet se pse këta persona ishin shtruar, por nga këta rezultoi se 152 ishin dërguar në spital për probleme të natyrës seksuale, 20 për abuzime me substanca narkotike dhe 35 të tjerët për probleme të ndryshme psikiatrike. Në studim u vu re se është tjetër gjë të bësh seks rregullisht dhe krejt tjetër të abuzosh me raportet seksuale.

Ky shqetësim u quajt “hyperse ksual disorder”, ku përfshihej seksi i tepërt, abuzim seksual dhe shikimi i vazhdueshëm i pornografisë. Kjo sëmundje përshkruhej nga dëshira për të bërë seks në vende dhe situata të papërshtatshme edhe kur nuk ishte momenti për intimitet. Nga këto situata  janë momente gjatë ditës që mund të rrezikojnë vendin e punës, apo raportet e shpeshta seksuale me partnerin/en përkatëse që mund të dëmtojnë edhe shëndetin. Për tu cilësuar si sëmundje thuhet se sjelljet nuk duhet të jenë të shkaktuara nga droga, alkooli apo nga ndonjë shqetësim tjetër. Nga rezultatet doli se 134 në 152 pacientë të shtruar për probleme seksuale, shfaqnin “hyperse ksual disorder” ndërsa 18 të tjerët i kishin këto probleme si rrjedhojë i kushteve të caktuar psikologjike apo efekteve të tjerë të jashtëm. Nga studimi në fjalë të sëmurët u pyetën dhe nga përgjigjet e tyre rezultoi se ata masturboheshin në publik, apo kishin vizione për materiale pornografike. Një pjesë e tyre prej kësaj arsye kishin humbur edhe vendet e punës pasi nuk arrinin të frenonin impulset e tyre.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame