Vajzat drejtoresha/ Shehaj: Isha në kohën e duhur, në vendin e duhur. Spiropali: Askush s’do dalë sipër ligjit

Post on: 7 October, 2013 Comments Off

vajzat e rames 300x1991 Vajzat drejtoresha/ Shehaj: Isha në kohën e duhur, në vendin e duhur. Spiropali: Askush s’do dalë sipër ligjitBriseida Shehaj, drejtoresha e re e Tatimeve dhe Elisa Spiropali, drejtoresha e Doganave, ishin të ftuara në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës për të folur në lidhje me emërimin e tyre.

Shehaj, për të cilën ka pasur më shumë kuriozitet për shkak se nuk njihej në opinionin publik, tha se ajo ka punuar si drejtoreshë e një dege kryesore të FIBank.

Shehaj tha se familja e saj është e majtë, kurse ajo vetë është anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

“Familja ime është e majtë. Jo militantë të majtë, por të majtë në bindje. Babai im më thoshte që ne jemi demokratë në shpirt, por kjo nuk është demokraci,” tha Shehaj.

“Jam anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në Asamblenë e PS u zgjodha me dëshirën e mirë për të kontribuuar. Nisi gjatë fushatës së vitit 2011 në njësinë bashkiake numër 1. Ata e bënë propozimin,” vijoi Shehaj.

Ajo u shpreh se e kishte pranuar detyrën e re “për të treguar që ky vend bëhet”.

Shehaj ka rrëfyer edhe një batutë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, kur ai hyri sivjet në një zyrë elektorale të PS-së, ku ishte edhe Lindita Nikolli.

“Në zyrën elektorale që kishim, hyn kryetari i Bashkisë me disa deputetë. Futet me atë buzëqeshjen dhe mirësjelljen që e karakterizon për të bërë atë batutën për publicitet mediatik që ‘ne jemi ndryshimi’. Ai thotë që fitoftë më i mirë, unë i thashë që sigurisht do fitojmë ne,” tha Shehaj.

E pyetur nga një studente e re, me të njëjtin shkollim si Shehaj, se përse ajo është në një vend të tillë pune dhe ajo është papunë, drejtoresha e Tatimeve tha: “Ishte edhe çështje fati, apo që isha në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Dera ime është e hapur, ajo mund të vijë të më takojë. Fakti që jemi aty është një garanci më shumë për bashkëmoshatarët tanë. Ka ardhur momenti që ky vend të bëhet”.

Kurse drejtoresha e Doganave tha se ka ardhur koha që të ndryshohet imazhi i doganave.

Unë nuk them që ka pasur progres, por Dogana Shqiptare ka një imazh shumë negativ. Perceptohet si shumë i korruptuar dhe shumë i lidhur me politikën, me njerëz që janë vendosur aty si militantë. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Nuk mund të lejohet që në një vend kaq të varfër si Shqipëria, të kemi institucione financiare që nuk mbledhin detyrimet e tyre,” tha Spiropali.

E pyetur për komentet e shumta në lidhje me emërimin e tyre, Spiropali tha se kjo zgjedhje e kryeministrit duhej të ishte përshëndetur.

“Përpara ligjit nuk do të dalë as kryeministri, as drejtoresha e doganave, askush.

Nuk kemi asnjë qëllim për t’u pasuruar shpejt në krye të institucioneve. Ne do fitojmë vetëm atë që vjen përmes punës tonë të ndershme,” tha Spiropali, e cila pranoi se kishte pritur nga kryetari i PS, Edi Rama, që ta kandidonte për deputete.

Spiropali tha se ka pasur disa pezullime nga puna këto ditë.

“Ka pasur disa pezullime për arsye të rezultateve të dobëta. Ka pasur një rënie dramatike të rënies të të ardhurave nga doganat në thuajse të gjitha degët doganore. Dëmi i shkaktuar buxhetit shqiptar është shumë i lartë dhe të ardhurat duhet të rriten urgjentisht. Ne kemi nevojë për masa të rrepta në të gjithë degët doganore për këtë qëllim. Kushdo që kapet duke i shkaktuar dëm shtetit shqiptar, do dënohet sipas ligjeve të vendit,” tha Spiropali, duke u shprehur se doganierët nuk do bëjnë më lekë me punën e tyre.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame