Tuna rrëmbehet nga Baba Stars (FOTO)

Post on: 19 August, 2012 Comments Off

Rap ‘labeli’ kosovar, BabaStars, është duke menduar seriozisht që të kthehet në piedestalin e skenës muzikore, duke kërkuar kështu inkuadrimin edhe të këngëtares seksi Tuna.

Menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, së bashku me Tunën, kanë mbajtur një takim sekret në lokalin e quajtur “Konak”, ku kanë biseduar rreth detajeve të përfshirjes në ‘label’.

Kujtojmë se BabaStars ka mbetur pa dy prej ikonave, Dafina Zeqirin dhe Ledrin, pas incidenteve dhe telasheve të fundit në jetën private të të dy artistëve, me këtë të fundit që u largua tërësisht nga muzika.

Sikurse raporton albnews në Kosovë, është çështje kohe kur Tuna do të konfirmohet si anëtare e BabaStars, pasi edhe lidhja me Dj Dirty (deejay personal i Tunës) ka ndikim të mjaftueshëm në këtë çështje edhe pse negociatat janë vetëm në fazat fillestare.

Tuna është shndërruar në sensacion pas hitit të fundit të lançuar “I asaj”, videoklip që ka tashmë rreth 2 milionë klikime në YouTube pa bërë dy muaj prej lançimit.

 

 

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Nese do te votonit sot, cilen parti apo koalicion do te votonit?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Galeria

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews