Topless?! Po ne ashtu rrimë gjithë kohën (FOTO)
Post on: 17 September, 2012 Comments Off
Ironia e ka ndjekur nga pas Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Ndërsa kontinenti i vjetër po zien për lajmin e publikimit të fotove të saj topless, ajo ka udhëtuar për në Azi, ku ka zhvilluar disa vizita.
Bashkë me të shoqin ajo ka qenë në fshatin e vogël Marau, në Ishujt Solomon, një parajsë e vërtetë. Ajo është pritur nga banoret Tavanipupu, që nuk e kanë problem aspak në kulturën e tyre që të rrinë topless.
Dukesha bukuroshe nuk e ka fshehur të qeshurën kur përpara i kanë dalë gratë me gjoks jashtë, ndërkohë që mediat britanike kaq kanë pritur që të bëjnë ironi.












