Tom Cruis shkakton skandal në Mal të Zi!
Post on: 7 September, 2012 Comments Off
Aktori Tom Cruise i ka kërkuar pronarit të restorantit që t’i largojë të gjithë klientët sepse ka dashur të darkojë i vetëm. Sa ishte në hotelin, ‘Forza Mare’ në Mal të Zi, Tom ka kërkuar që i vetëm të darkojë në restorantin e hotelit dhe nuk e ka dashur askënd brenda. Megjithatë, menaxheri i restorantit e ka refuzuar kërkesën e tij dhe për medie ka deklaruar “Kush mendon ai që është?”.
Menaxheri po ashtu ka shtuar se hoteli ishte i mbushur me mysafir dhe nuk do të kishte qenë aspak e drejtë sikur ai ta kishte bërë një gjë të tillë. Mesa duket të papriturat në restorante për Tom nuk kanë të ndalur, ai së fundmi është turpëruar pasi nuk ka pasur para për të paguar faturën në një restorant lokal.


