Suprizat e Shën Valentinit, çifte të reja dhe të tjerë që i rikthehen dashurisë së vjetër (FOTO)

Post on: 16 February, 2013 Comments Off

Për disa personazhe VIP, ky Shën Valentin nuk është festuar, pasi u kanë dhënë fund historive të tyre, ndërsa disa të tjerë e kanë festuar dhe 14 Shkurtin, Ditën e të Dashuruarve. Ju kemi sjellë një panoramë të çifteve të vjetra që festojnë ende Shën Valentin mes tyre, çifteve VIP që kanë deklaruar këtë fillmivit lidhjet e tyre, dhe atyre çifteve të ndara dhe që pasioni mes tyre i ka bërë të festojnë 14 Shkurtin në krahët e njëri-tjetrit.
Rudina Magjistari feston me Xhavitin në Prishtinë
Moderatorja Rudina Magjistari thuhet se ka festuar Shën Valentinin në Prishtinë, me të dashurin e saj tashmë të deklaruar, kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami. Historia e çiftit nisi dy vite më parë, pas një komunikimi që Rudina kishte me të për ta pasur të ftuar në emisionin e saj. Rudina e rrëfeu historinë e saj të dashurisë në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, duke treguar për dy vitet larg, pasi ai jeton në Zvicër. Ajo e cilësoi si një dashuri me shikim të parë, që i ndodhte për herë të parë në jetë.
Devis Xherahu feston në ekran, dhuratë Ertemionës një fustan të shtrenjtë
Këngëtari i njohur, Devis Xherahu dhe ish-miss Shqipëria nga Korça, Ertemiona Mejdani, kanë vendosur ta festojnë Shën Valentinin në “Pasdite në “Top Channel”, duke ndarë emocionet e tyre me publikun. Ata kanë qenë të ftuar për të rrëfyer dashurinë e tyre në këtë ditë, ndërkohë që Devisi i ka bërë dhuratë të dashurës, direkt në emision, një fustan të Geraldina Sposa”. Këngëtari, i cili i bën gjithmonë surpriza të dashurës së tij, pohoi se kjo dhuratë i ka kushtuar jashtëzakonisht shtrenjtë, edhe pse nuk e zbuloi shifrën e saktë të fustanit.
Vesa Luma dhe Big Basta shkëmbejnë urime publikisht dhe festojnë në Elbasan
“To Elbasani with love” janë statuset e dy këngëtarëve Big Basta dhe Vesa Luma, qyteti ku ka qenë të ftuar për të dhënë koncert në Ditën e të Dashuruarve. Dy artistët, të cilët kanë hapur dhe një studio të përbashkët muzikore, janë të vetmit që e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin hapur në rrjetet sociale. Vesa ka postuar klipin e saj të ri me komentin: “Edhe për ju do të ketë një zemër një ditë! Mjafton t’u jepni mundësi atyre që ju duan vërtet! Gëzuar Shën Valentinin nga unë, vajza më e dashuruar në botë”, thotë ajo. Ndërkohë që në urimin e Big Bastës shkruhet: “Gëzuar Shën Valentinin! Të dua shumë zemra ime!” Ndërsa Vesa ia kthen me fjalët: “E gëzofshim çdo Shën Valentin së bashku! Të dua shumë!”
Anjeza Shahini feston dashurinë me diplomatin anglez
Një nga çiftet e reja të këtij viti është dhe Anjeza Shahini dhe i dashuri i saj prej dy vitesh, diplomati anglez Pol. Gazeta “Panorama“ publikoi fotot e këngëtares me të dashurin në Londër këtë janar. Ndërkohë që Anjeza ishte ftuar të këndonte për një koncert atje, duke u integruar në jetën artistike, i ka konsideruar këto ditë jashtë Shqipërisë edhe punë edhe pushim pranë të dashurit të saj prej dy vitesh. Këngëtarja dhe Pol kishin mundur ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre prej dy vitesh, për shkak se Pol punonte pranë Ambasadës së Anglisë në Tiranë, dhe lajme të tilla për jetën private nuk do i shërbenin profesionit të tij. Tashmë prej pak kohësh ai është kthyer me punën në Londër dhe në këtë lidhje dashurie në distancë u duhet të udhëtojnë ai në Tiranë dhe Anjeza në Londër. Historia e tyre ka nisur në Tiranë, ndërsa Anjeza këndonte “live” në një nga club-et e Tiranës, ku Pol argëtohej fundjavave.
Stresi dhe Enxhi rikthehen bashkë ditën e Shën Valentinit
Ka qenë Stresi ai që Ditën e Shën Valentinit ka postuar një foto me Enxhi Kamenicën për lidhjen me të cilën u fol se kishte marrë fund. Po ja ku shfaqen përsëri bashkë, ku bashkë me foton pasojnë dhe komentet e tyre të dashurisë në profilin e facebook-ut të reperit. Komenteve të miqve të tyre se duken të lumtur bashkë, Stresi u përgjigjet me pohim. Ndërsa Enxhi ia shpreh dashurinë atij me fjalët: “Të kam ‘urryer’për të të dashur gjithmonë e më shumë”. Duket se ata kanë festuar së bashku në një nga lokalet e Tiranës.
Olsi dhe Noçja tundohen sërish
Edhe pse Olsi Mingomataj ëshët vetëdeklaruar si “single”, ai sërish nuk ka festuar i vetëm. Dhe për këtë 14 Shkurt ka vendosur të festojë me Noçen, të dashurën e tij të hershme, me të cilën krijoi një histori pasionante brenda lojës së “Big Brother”. Ata janë fotografuar në krahët e njëri-tjetrit në clubin “Matis Feel good”, që Olsi menaxhon tashmë duke rizgjuar emocionet e dikurshme të një lidhjeje të gjatë me shumë ndarje e ribashkime dhe po ashtu bashkëjetesë. Pas ndarjes së fundit, Noçja pohoi se arsyeja pse ajo vendosi të shkëputej nga ai ishte pikërisht jeta e natës që Olsi bënte, që nuk u jepte mundësi të bënin një jetë normale dhe të rregullt në çift.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha, Shën Valentin në Zvicër
Ky Shën Valentin e gjen këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, të dashuruar si kurrë më parë, duke e shijuar këtë ditë të veçantë në Zvicër. Ashtu si motrat Ismajli, edhe këngëtarja Istrefi ka vite që jeton këtë lidhje me muzikantin Robert Berisha. Ndonëse të fejuar për një kohë të gjatë, çifti deri më tani ka paralajmëruar disa herë dasmën e tyre, por më vonë e kanë anuluar. Megjithatë, pavarësisht planeve të prishura për martesë, ata kanë deklaruar se ndihen vërtet të dashuruar.
Miriam Cani, dhuratë Albanit një klip romantik
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, një tjetër çift artistësh që kanë shumë vite bashkë, thuhet se e kanë festuar në Gjermani Ditën e të Dashuruarve. Miriami ndodhet atje për realizimin e klipit të saj të ri, një klip romantik i xhiruar në bregdet e me kohë të vrenjtur. Pas 17 javëve show në jurinë e “The Voice”, Miriami njoftoi për publikimin e klipit të këngës së saj të re, ndërkohë që në Gjermani vazhdon me projektet e saj, siç janë musical-i “Hair”, po ashtu edhe disa shfaqje të cilat ajo do i prezantojë në qytete të ndryshme gjermane. Po ashtu ajo po kompozon disa këngë të reja në anglisht për tregun gjerman, ndërsa për sa i përket lidhjes me Albanin, ajo pohoi për “Panorama” se po bëjnë plane për martesë dhe fëmijë.

Motrat Adelina dhe Zanfina Ismajli festojnë në fshehtësi
Adelina Ismajli po shijon lidhjen e saj me të dashurin Val Krasniqi. Madje, pop-diva Ismajli është tërhequr nga skena shqiptare për të shijuar sa më shumë dashurinë e saj dhe duke punuar për disa projekte të tjera. Këtë vit nuk do të kemi koncerte nga Adelina dhe fansat e saj, për momentin do të mund të kënaqen me projektet e fundit, që lançoi Adelina. Po ashtu Zanfina Ismajli, e cila për vite me radhë nuk është përfolur për lidhje ndonëjherë, pasi e ka gjetur mashkullin e jetës, dhe ai është djali i një biznesmeni shumë të njohur në Kosovë. Zanfina e ka festuar këtë Shën Valentin me Fatonin, ndërkohë që shumë pak e njohin atë, pasi deri tani është ekspozuar vetëm një herë me të dashurin në publik.

Devis 1 Suprizat e Shën Valentinit, çifte të reja dhe të tjerë që i rikthehen dashurisë së vjetër  (FOTO)

 

c2 150x150 Suprizat e Shën Valentinit, çifte të reja dhe të tjerë që i rikthehen dashurisë së vjetër  (FOTO)

 

anjeza3 Suprizat e Shën Valentinit, çifte të reja dhe të tjerë që i rikthehen dashurisë së vjetër  (FOTO)

 

c1 269x300 Suprizat e Shën Valentinit, çifte të reja dhe të tjerë që i rikthehen dashurisë së vjetër  (FOTO)

 

miriam222 Suprizat e Shën Valentinit, çifte të reja dhe të tjerë që i rikthehen dashurisë së vjetër  (FOTO)

 

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame