S’ka Facebook për kinezët!

Post on: 8 September, 2012 Comments Off

Edhe përkundër faktit se Kina është tregu më i madh i një vendi të vetëm, Facebook nuk e ka ndërmend të depërtojë në të.
Jayne Leung, drejtor i Facebook-ut për Azinë Veriore gjatë ngjarjes së njohur si “Social Media Matters” ka zbuluar se rrjeti social nuk e ka ndërmend të lansohet në Kinë, raporton “The Next Web”.

Për një kohë të gjatë ka pasur shumë thashetheme të cilat thonin se Facebook do të hyjë në tregun kinez, pasi Facebook kishte regjistruar domenin Facebook.cn, ndërsa këto spekulime u rritën edhe më shumë kur themeluesi i faqes, Mark Zuckerberg vizitoi Kinën për pushime.

Natyrisht se Kina paraqet një potencial të mirë për zgjerimin e Facebook, pasi që shteti më i madh aziatik sot ka më shumë se 500 milionë përdorues të internetit, ndërsa rrjeti social është afër për t’i bërë 1 miliard përdorues.

Megjithatë, çdo plan i Facebook është komplikuar edhe më shumë pasi që autoritetet kineze kishin bllokuar qasjen në rrjetin më të madh social në vitin 2008.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Nese do te votonit sot, cilen parti apo koalicion do te votonit?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Galeria

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews