Shtëpia e fëmijës, ‘Zyber Hallulli’ në versionin ‘Casa Familia’

Post on: 11 January, 2012 Comments Off

TIRANË “Casa Famglia”, është një model i ri europian me të cilën po vishen shtëpitë e fëmijës në vendin tonë. Ai, synon të transformoi ambjentet e strehës sociale, në ambjente familjare, ku fëmijët të ndihen të rrethuar nga atmosfera e ngrohtë e shtëpisë, sikur të jetonin pranë vëllezërve të tyre.

Kështu e përshkroi, Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço, tipologjinë e re me të cilën po vishen një sërë shtëpi fëmijësh në vendin tonë dhe, në veçanti shtëpia gati një shekullore e fëmijës në Tiranë “Zyber Hallulli”.

Vetëm vitin e kaluar, bëri të ditur ai, “iu nënshtrua investimit të plotë, transformimit, shtëpia historike e fëmijëve Zyber Hallullit. Në të vitin e kaluar u investuan 25 milion lekë dhe pritet që edhe përgjatë këtij viti të investohen edhe 25 milion lekë të tjera, për rikonstruksionin e godinës dhe të ambjenteve të brendëshme dhe të jashtme të saj”.
Ky institucion, tha më tej Naço, ‘do të ndryshojë tërësisht strukturën e saj, duke ju përshtatur modeleve europiane “Casa Famiglia”.

Ideja e Casa Famigle-s, sqaroi Derjtori i Shërbimit Social synon përshtatjen e ambjenteve për tipin e shtëpisë familje, me qëllim që fëmija të ndjejë ngrohtësin e familjes, sikur të ishte me vëllezrit e vet. Kështu, struktura e ndarjes së fëmijëve do të jetë sipas moshës dhe gjinisë dhe në këtë shtëpi do të ngarkohet të kujdeset një person i kualifikuar i stafit, psikolog, mësues etj.
Modeli që pritet të implementohet së shpejti tek shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ do të ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të jetuart të fëmijës”.
Fëmijët do të kenë në dispozicion ambjente të tilla, si ambjente gatimi, ndenjeje, dhoma gjumi dhe, kjo do të realizohet duke ju referuar gjithmonë edhe përmbajtësit. Thelbi i shërbimit do të konsistoj në grupimin e fëmijëve sipas grup-moshave 6-10 vjeç grupimi i parë dhe 11-15vjeç grupimi tjetër dhe gjinisë. Kështu, aktualisht mund të formojne katër grupime, të cilat do të sistemohen në katër ambjente të tipit shtëpi fëmijë.
Kjo konsiderohet shumë e rëndësishme për fëmijët pasi ata, tashmë do të jenë shumë afër moshës së tyre, domethën fëmijët e një “shtëpie”, do të kenë ambjentin e tyre familjar, që do ta veshin sipas dëshirës së tyre, me zbukurimet që ata dëshirojnë, dhe ajo që është më thelbësore do të jetë pranë moshatarit të tij.
Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës ‘Zyber Hallulli’ bëri të ditur se sipas projektit në shtëpia do të jetë gati në fund të gushtit, por shpresohet që firma që po merret me ristrukturimin të përfundojë me 1 Qershor.

Kjo strukturë e re, Casa Familja, që aktualisht po aplikohet në Elbasan dhe Shkodër dhe së shpejti në Tiranë, pritet të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke i kthyer kështu strehat sociale të fëmijëve jetim, në shtëpi të ngrohta familjare.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame