Shqiptarja , nuk ja “zura vëndin” Kim Kardashianit për të bërë karrierë (FOTO)
Post on: 8 July, 2012 Comments Off
Fatmire Sinanaj, ish e dashura e Kris Humphries është kapur nga kamerat duke blerë dy hamburger duke i bërë kështu më të forta raportimet se ajo është shtatëzënë me ish bashkëshortin e Kim Kardashian.
Reporteri i TMZ ka bërë edhe një bisedë teksa ajo ka ecur këmbë nga vendi ku ka blerë dy hamburger për në veturën e saj.
Ndonjë koment për babain e fëmijës tuaj?, i thotë reporteri.
“Nuk dua të flas vërtetë për jetën time personale”, i përgjigjet Sinanaj.
“Shumë njerëz thonë se këto që po bënë ti janë thjesht për të përfituar vëmendjen ndaj teje dhe për të kthyer Krisin sërish, keni ndonjë koment për këtë”, e pyet ai sërish.
“E urrej kur njerëzit mendojnë se unë bëj diçka për një karrierë. Unë vërtetë se bëj këtë”, është përgjigjur ajo.






