Shoqëria civile letër kryeprokurores: Stop publikimit të detajeve për Nazime Vishën

Post on: 6 September, 2012 Comments Off

Shoqëria civile ka reaguar për mënyrën se si është pasqyruar në media rasti i Nazime Vishës, 18-vjeçares e cila më 13 gusht ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Fiqiri Muça.
Komiteti i Helsinkit dhe Rrjeti kundër dhunës gjinore e trafikimit, në një letër të hapur drejtuar Kryeprokurores Ina Rama, kanë kërkuar ndalimin e dhënies së informacioneve nga organi që ajo drejton për të “ushqyer” median, e cila e ka shndërruar rastin e Nazimes apo viktimave të tjera të dhunës si personazhe telenovelash të përçudnuara.

Categories
Tags

Comments are closed.