Sherri, roja private plagos me armë zjarri 30-vjecarin
Post on: 8 September, 2012 Comments Off
TIRANË- Një 30-vjecar është plagosur më armë zjarri, nga shtetasi Besnik Ismailgeci 32-vjeç me detyrë pergjegjës roje në një parking privat pranë zonës së Yzberishtit, Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në ambientet pas qendrës tregtare ‘Casa Italia’ të njohur edhe si zona e Yzberishtit.
Gazetari Spartak Koka raporton nga vendngjarja se incidenti ka ndodhur për arsye të një sherri, ku një 30-vjecar (identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije) ka hyrë në ambientet e parkingut që ndodhet pas qëndrës tregtare ‘Casa Italia’, për të goditur një nga rojet, por në pamundësi ka goditur disa makina me levë, të parkuara. Menjëherë ka ndërhyrë roja përgjegjëse Besnik Ismailgeci 32-vjeç, i cili ka tentuar ta pengojë dhe në përpjekje e sipër, e ka qëlluar me armën e tij të punës duke e plagosur rëndë.
30-vjecari, është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se gjendja e tij është rëndë, ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e rojes, i cili do të zbardhë edhe rrjedhën e ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për në vetëmbrojtje e sipër, ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.


