Seksi, interneti dhe adoleshentët

Post on: 27 November, 2012 Comments Off

Interneti është mjeti më i përdorur nga të rinjtë për t’u informuar mbi gjithçka që lidhet me seksin. Përqindjet janë 74% për djemtë dhe 37% për vajzat. Një seksolog amerikan shpjegon pasojat e dëmshme për shëndetin që shkaktohet nga kjo mënyrë e lehtë dhe aspak etike për t’u informuar rreth seksit.

Të dhënat flasin qartë: 74% e adoleshentëve meshkuj dhe 37% e adoleshenteve femra përdorin internetin për t’u informuar rreth seksit, për të bërë seks dhe për të parë të tjerët se si e bëjnë. Sot sajtet pornografike në të gjithë botën kanë arritur në 2 miliardë. Por për të kuptuar më mirë këto shifra shqetësuese një seksolog amerikan shpjegon se cilat janë rreziqet e një informimi dhe përjetimi i seksit virtual.

Profesor cilat janë rreziqet që u kanosen të rinjve të sotëm në krahasim me ata të dikurshmit?

Deri para pak kohësh ekzistonte rreziku i shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Tani këtyre dy rreziqeve i është shtuar edhe një i tretë që ka lindur nga interneti dhe zhvillimi i teknologjisë për sa i përket celularëve dhe “smartphone”-ve. Bëhet fjalë për marrjen e informacioneve të seksit, gjë që në 80% të rasteve përshpejtohet nga shpejtësia e internetit.

A mund t’i shpjegoni më qartë rreziqet që sjell ky informacion i gabuar dhe pasojat që mund ketë te të rinjtë?

Rreziqet janë të shumta. Interneti jep informacione të pakontrolluara, ku cilësia e lajmeve mund të jetë shumë e dobët. Kështu adoleshentët nuk mësojnë duke bërë seks, por duke parë fotografi dhe video të ndryshme pronografike, pastaj përsërisin atë që kanë parë. Seksi i eksperimentuar në këtë mënyrë shpesh e humbet vlerën pozitive, duke u shndërruar në një bashkim të thjeshtë trupash.

Adoleshentët nuk e dinë se duke parë këto gjëra online mbeten me pasoja…

Natyrisht, një problem tjetër që prek kryesisht të rinjtë është rigjetja e videove të tyre online. Për fat të keq interneti nuk fshin asgjë. Edhe pse kohët e fundit kanë lindur figura profesionale detyra e të cilëve është të eliminojnë materialet “e pakëndshme”, sërish në internet gjen gjëra nga më të ndryshmet.

Cilat janë rreziqet që lidhen me celularin dhe “smartphone”-t, duke u mbështetur gjithnjë te seksi mes adoleshentëve?

“Se ksting” është një fenomen mjaft shqetësues që sa vjen e po përhapet më shumë. Në fakt, fjala “se ksting” ka lindur nga bashkimi i fjalëve “seks” dhe “texting” (dërgoj SMS ose MMS). Para pak kohësh dy vajza vranë veten për shkak të këtij fenomeni. Ngjarjet ndodhën në Ohajo dhe Vankuver. Gjithçka mori shkas pasi vajzat u kishin postuar fotot të dashurve të tyre. Problemi ishte se dy djemtë ua dërguan pamjet miqve dhe shokëve të klasës. Si pasojë nga turpi dy viktimat arritën të kryenin gjestin makabër duke i dhënë fund jetës.

“Se ksting” a është shumë i përhapur?

Problemi i vërtetë është naiviteti i të rinjve, shumë i përhapur, që përdorin mjete të papërshtatshme (kompjuter ose celular) për të dërguar fotografi, të cilat janë shumë personale. Fenomeni i “se ksting” nuk është vetëm aktiv, por edhe pasiv: ka nga ata që kur i marrin këto mesazhe, nuk i shpërndajnë. Gjithsesi, identiteti seksual, në të dyja rastet pret nxitjen e atyre që s’e kanë provuar akoma këtë përvojë.

Ç’nënkuptoni me nxitje?

Për shembull, flitet për tradhti në kuptimin që i riu i rikthehet shumë pak herë një fotografie që ka parë, sepse ka nevojë për foto dhe video të reja. Gjërat kalojnë aq shpejt saqë ata harrojnë çfarëdo lloj gjëje që kanë parë, edhe sikur kjo të ketë ndodhur para një minute. Tani nuk ka më asnjë ndërmjetës mes dëshirës dhe përmbushjes së saj, sepse në internet ka gjithçka dhe shumë video apo foto mund të hapen pa asnjë lloj mundimi.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.