Roza Lati Nis Karrieren ne Televizion…

Post on: 5 December, 2011 Comments Off

/Albnews/-Roza, vajza e Rita Latit nis karrierën në televizion

Edhe pse studimet ka preferuar t’i ndjekë në sociologji dhe jo arte, duket se Roza, vajza e vetme e aktores Rita Lati, pasion të vërtetë ka botën e televizionit. E shquar gjithmonë për pamje të bukur dhe tërheqëse , ajo duket se e ka gjetur veten mirë në televizion, duke zbuluar kështu pasionin e saj të vërtetë. Me shkathtësinë që e karakterizon, Roza po prezanton emisionin e saj me titull “Fun page” në UTV, që është një format për të rinjtë, me muzikën më të pëlqyer, informacione, thashetheme, intervista VIP, Vox Pop dhe shumë rubrika të tjera. Roza ka preferuar të jetë vetë prezente gjatë përgatitjeve të të gjithë formatit, që nga prezantimi në studio e deri te intervistat funny me kalimtarë në rrugë. Kjo është eksperienca e parë televizive e Rozës, ndërkohë që ajo gjithmonë është parë të jetë pjesë e shoqërisë së artistëve, duke u marrë herë pas here dhe me hobin e saj të veçantë, që është ai i modeles.

Categories
Showbiz  
Tags

Comments are closed.