Rezoluta e Këshillit të Europës: Prindërit nuk do mësojnë gjininë e bebeve

Post on: 12 September, 2011 Comments Off

Parashikimi Motit

Tirane
25/01/2015, 11:09
 

7°C
humidity: 93%
wind speed: 0 km/h N
More forecast...
 

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Kursi Kembimit

Pak ditë më përpara informuam se Këshilli i Europës ka përgatitur një rezolutë me kritika të ashpra për vendet ku numri i meshkujve të lindur është më i madh se ai i femrave. Shqipëria kryesonte këtë listë, e pasuar nga Azerbajxhani, Armenia e Gjeorgjia. Por, rezoluta e përgatitur nga komiteti për shanse të barabarta në Këshillin e Europës ka tërbuar mbarë vendet anëtare. Ajo parashikon një masë ekstreme: Prindërit nuk do mësojnë për gjininë e fëmijëve të tyre. Mjekut do i ndalohet të japë informacione për gjininë e fetusit. Nëse rezoluta miratohet në tetor, kjo do thotë se 47 vendeve anëtare nuk do u lejohet një gjë e tillë. Shqipëria si vend strumbullar i kësaj iniciative do jetë nën monitorim më të rreptë nga Këshilli i Europës. Ndërkohë, shumë organizata grash në Europën Perëndimore kanë ngritur zërin ndaj kësaj rezolute. Ata thonë se do e kundërshtojnë ashpër atë dhe nuk do e zbatojnë.

Comments are closed.

Categories
Lajme  
Tags