Qeni i Francesco Tottit shpëton dy persona në det

Post on: 16 July, 2012 Comments Off

ITALI- Qeni labrador i Francesco Tottit, shpëtoi nga mbytja ditën e diel dy persona, një fëmijë 8 vjeç dhe një burrë 64 vjeç, në zonën në zonën e Sant’Agostinos.

Për shkak të erës së fortë, vogëlushja 8-vjeçare u gjend në vështirësi rreth 40 metra nga bregu i detit.

Pak më tutje në vështirësi u gjend edhe një burrë me inicialet L. M., që vinte nga zona e Ternit, por që të dy patën fatin e mirë të shpëtoheshin nga Arieli dhe skuadra e konstruktorëve të tij.

Ariel, gjashtëvjeçare, në tre vjet ka shpëtuar tre persona nga mbytja. Ai është një nga dy qentë labrador, që iu dhuruan çiftit Totti nga financuesi i atëhershëm i klubit të Romës me rastin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë Christian Totti.

Kapiteni i Romës vendosi që ta bëjë qenin e tij një “baywatch” me katër këmbë, dhe kjo erdhi për faktin se Ariel në vitin 2008 shpëtoi nga mbytja në det një vajzë në Ostia.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Nese do te votonit sot, cilen parti apo koalicion do te votonit?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Galeria

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews