Pyetjet më të çuditshme që bëhen në intervista për punë

Post on: 31 January, 2013 Comments Off

Kërkimi për punonjësin më të mirë, ka kapur ekstremet e tij. Pyetjet që po i bëhen kandidatëve në më të shumtën siç do të shikoni edhe më poshtë, nuk kanë lidhje direkte me vendin kandidat por as nuk janë të nevojshme për të dhënë përgjigje.

Megjithatë duket se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të tilla intervista janë shtuar shumë. Ca më shumë edhe pyetjet e sikletshme që bëjnë, duke pritur gjithsesi përgjigjen pavarësisht absurdit që i përshkon.

Punëdhënësit e kanë një shpjegim për këtë përpjekje të re. Ata pohojnë se tregu u punës është zvogëluar, kriza ekonomike është zgjeruar më shumë, paratë janë bërë më të kursyera për t’u shpenzuar, numri i personave që punësohen është reduktuar, për më tepër, është rritur numri i personave që merren në punë për të pasur më shumë ngarkesë, më shumë kompetenca dhe më shumë mbulim punësh në kompanitë që punësohen.

Ndiqni më poshtë pyetjet më të çuditshme të cilat janë nxjerrë nga përmbledhjet e intervistave për punësim të një kompanie amerikane.

Cili është emri i profilit tënd në Facebook? Po fjalëkalimi cili është?

Kush personazh i famshëm të pëlqen më shumë dhe kush nga këto VIP do të doje të ishte prindi yt?

Nëse do të ishe një pajisje për kuzhinë, cila prej tyre do të doje të ishe?

Kush është kënga më e dashur për ty. Pa na e këndo një herë…

A keni vjedhur ndonjëherë stilolaps?

Në një botë të përkryer si besoni se do të komunikonin njerëzit mes tyre.

Cila gjellë është specialiteti yt? (Intervista nuk ka asnjë lidhje me gatimin)

Si do ta orientonit një person që të gatuajë një omëletë? (Intervista nuk ka asnjë lidhje me gatimin)

Llogaritni përafërsisht se sa dritare janë në New York City…

Sa gradë është këndi që tregojnë akrepat e orës, kur është ora 11:50

E pra disa nga këto pyetje edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me intervistën e vendit të punës, duket se janë praktikë e përdorur shpesh nga intervistuesit.

Janë pyetje grackë që fshehin një kurth i cili bëhet me qëllim nga intervistuesit, për të kuptuar se sa përvojë pune kanë personat kandidatë, sa është e frytshme kjo përvojë që kanë pasur, si është komunikimi i tyre në çdo kohë dhe çdo rast dhe si përballen ata me këto raste.

Categories
Tags

Comments are closed.