PowerSkin sjell mbështjellës dhe bateri shtesë për Galaxy S III

Post on: 15 September, 2012 Comments Off

Nuk ka rëndësi se cilin telefon përdor, përderisa në kohë të caktuar të gjithë neve na vyn kohë më e madhe e shfrytzimit të produktit që përdorim.
Nëse jeni përdorues i Galaxy S III dhe ju duhen mbështjellës të ri për telefon dhe njëkohësisht kohë më e gjatë e përdorimit të produktit tuaj, PowerSkin ka zgjedhjen e duhur.

Mbështjellësi i ri shton 1500 mAh bateri të brendshme për të shtuar kohën e bisedës në telefon deri në 2.83 orë. Kjo sasi e re e baterisë lejon telefonin tuaj të qëndroj në ‘stand-by’ deri në 97 orë.

Bashkë me baterinë shtesë, në mbështjellësin nga PowerSkin vjen edhe teknologjia NFC e cila mundëson komunikimin mes dy pajisjeve që janë afër njëra tjetrës. Mbështjellësi shitet me kabllon e nevojshme e cila mundëson mbushjen me rrymë.

Është i punuar nga silikoni dhe mbron Galaxy S III nga pikat e ujit dhe pluhuri. Produkti mund të blehet tani me çmim prej 79.99 dollar.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Cila skuader do ta fitoje Champions League?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews