Pas ndarjes nga Ermali, Franceska publikon foton e dytë nudo (FOTO)
Post on: 17 September, 2012 Comments Off
Pak ditë më parë ajo deklaroi publikisht ndarjen nga partneri isaj ErmalMerdani. Megjithatë Franceska Jaçe duket se ka plot lajme nga angazhimet e saj që duket se po orientohen drejt fotografisë. Vajza bukuroshe nga Vlora, ka publikuar edhe një foto tjetër të saj nudo, pas fotografisë së pak ditëve më parë e cila bëri bujë në media. Kësaj radhe, fotoja e Franceskës pa rroba, ku ajo fsheh gjoksin e saj vetëm me duar është publikuar në versionin bardh e zi, citon lajmifundit.al. Duket se fotografia është realizuar nga e njëjta markë me të cilën Franceska është duke bashkëpunuar. Vajza nga Vlora më parë ka marrë pjesë në fushata mode dhe në konkurse bukurie ndërsa në fushën e fotografisë ka realizuar edhe një kalendar me imazhet e saj në skena të ndryshme.


