Pamje të reja të Android 4.4 Kit Kat

Post on: 12 October, 2013 Comments Off

pamje t reja t android 4 4 kit kat hd Pamje të reja të Android 4.4 Kit KatNjë javë para debutimit zyrtar të versionit të ri të sistemit operativ Android, 4.4 KitKat, në internet janë shfaqur detaje dhe pamje të reja të platformës mobile të Google, e cila është vërejtur në modelin e ri të telefonit të kompanisë, modelit Google Nexus 5.

Blogu i famshëm Italian, Tutto Android ka publikuar një galeri të gjerë të gjeneratës së pestë të telefonit të Google, duke listuar disa nga specifikat kryesore të tij, por edhe me pamje të versionit të ri të sistemit operativ.

Në listën e funksioneve të reja të Android 4.4 KitKat shihet edhe funksioni i ri i aktivizimit të kërkimit në Google përmes zërit, kamerës së re e cila shfaqet në faqen e parë të ekranit, një kuti e re për grumbullimin e aplikacioneve, si dhe funksioni i ri i stabilizimit të kamerës në telefon.

Muajin e kaluar, Google ka paralajmëruar emrin e ri të versionit të ri të sistemit të saj operativ, i cili është vënë sipas çokolatës së famshme të Nestles, KitKat. Android 4.4 Kit Kat e pason versionin aktual të Android, versionin Android 4.3 Jelly Bean, i cili është lëshuar në qarkullim në korrik të vitit të kaluar bashkë me tabletin e ri të Googl,e Nexus 7.

Prezantimi zyrtar i versionit të ri të Android pritet të bëhet në ngjarjen e madhe të kompanisë e cila është paralajmëruar të mbahet të martën e ardhshme.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame