Njihuni me fëmijët e sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit!

Post on: 11 March, 2013 Comments Off

Përveç princ Mustafës, sulltan Sulejmani ka edhe dy pasardhës në rininë e hershme. Princi Mehmet është ai i cili rrezikon gjithmonë vëllain e tij nga babai, Mustafën, për pretendent të frontit. Megjithëse sulltan Sulejmani i ka trajtuar të gjithë fëmijët njëlloj, bashkëshortet e tij Mahidevran dhe Hyrrem gjithmonë janë munduar të ndikojnë në marrdhëniet e sulltanit me fëmijët.

Përveç dy djemve, sulltani ka edhe një vajzë, Mehriman, e cila po ashtu ka statusin e sulltaneshës. Një femër e bukur dhe shumë e zgjuar, e cila nuk ka frikë aspak që t’i shprehë pakënaqësitë e saj në gjykatën mbrojtëse të sulltanëve, duke u munduar që të mbrojë të ëmën e saj Mahidevran nga sulmet e shpeshta që i bën bashkëshortja e të atit të saj, sulltanesha Hyrrem. Në film ajo dashurohet me një ushtar misteroz, derisa nëna e saj kishte plane që ta martonte atë me shërbetorin besnik të të atit, Rustem Aga.

Djali i madh i sulltaneshës Hyrrem është aktori i ri Gurbej Ileri, i lindur në Stamboll në vitin 1988. Ai, përveç aktrimit, ka si profesion edhe modelimin. Mehriman aktrohet nga bukuroshja e lindur në Ankara në vitin 1984, Ajbige Bali. Ajo madje është shfaqur edhe në fushatat reklamuese të Coca-Cola.

Categories
Showbiz  
Tags

Comments are closed.