Një lutje për Shpëtim Saraçin

Post on: 31 August, 2013 Comments Off

f.0830191440715 m Një lutje për Shpëtim SaraçinKompozitori Shpëtim Saraçi është dërguar dje në Gjermani, për një kurim më të specializuar, pasi pësoi një goditje ishemike në trurin e vogël 10 ditë më parë.

Ai ka qëndruar një javë i shtruar në spitalin neurologjik në Tiranë, por mjekët kanë konstatuar që ai duhet të kurohet jashtë vendit.

Në të gjitha rrjetet sociale ditën e djeshme qarkullonte lajmi për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej kompozitorit shqiptar, si dhe një mesazh për shpëtimin e tij. “Ju lutem shumë, lutjuni Zotit të Gjithësisë për Shpëtim Saraçin. Shpërndajeni sa më shumë këtë mesazh, pasi nuk dihet kujt ia plotëson Zoti lutjen!…” – kështu shkruante miku i tij, këngëtari Sidrit Bejleri.

Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të njohur në vend. Kompozimet e tij mbajnë firmën e disa hiteve më të njohura pas viteve ‘90-të, kënduar nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare.

Vitet e fundit ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. Më 2010-ën, kënga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, “Kënga ime”, e shkruar nga Sokol Marsi dhe e kënduar nga Aurela Gaçe prezantoi Shqipërinë në “Eurosong”.

Saraçi është i martuar me këngëtaren Mira Konçi dhe çifti ka dy fëmijë.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Showbiz  
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame