Ndotja shton tumoret

Post on: 23 September, 2011 Comments Off

ndotja e ajrit 300x168 Ndotja shton tumoret  Niveli i larte i ndotjes se ambientit ku jetojme si dhe duhanpirja llogariten si nder shkaktaret kryesore te semundshmerise se larte te tumoreve. Diagnostikimi me aparatura moderne ka nxjerre ne pah se fundmi se kemi rreth 400 raste te reja ne vit me tumore ne sistemin nervor, cka i rendit keto semundje te dytat, per numrin e madh te vdekjeve pas semundjeve kardio-vaskulare. 

Shefi i pavionit te neurokirurgjise Mentor Petrela u kerkon qytetareve me shume kudjes per shendetin e tyre. Te pakten nje vizite  ne vit tek mjeku per ata mbi 40 vjec.

“Ndotja e ambientit është një nga faktorët që sot është provuar dhe këtu futen të gjitha grimcat e ndotjes nga djegia e plastikës, hidrokarburet dhe duhanpirja. Ne si shoqëri duhet të reflektojmë për të marrë masat, nëpërmjet edukimit, duke nisur qe tek fëmijët”, tha Petrela.

Ne nje seminar me mjeke neurologe, radiologe, neurokiruge dhe onkologe eshte theksuar diagnostikimi i shpejte tumoreve ne sistemin nervor me qellim per te ulur numrin e vdekshmerise dhe per te rritur cilesine e jetes se pacientit fale teknologjise se mberritur ne pavionin e ketyre semundjeve.

“Shenjat me të cilan prezantohen tumoret janë shumë më të ndryshme dhe shumë më të shpeshta se sa dhimbjet e kokës. Nëse 90 përqind e njerëzve vuajnë nga dhimbjet e kokës, vetëm 10 perqind e tyre e kanë këtë shenjë si pasojë e tumorit”. Shenjat më të shpeshta janë ndryshimet e karakterit, krizat epileptike,mpirjet, rëndimet, crregullimet e ekuilibrit, shikimet dysh, te cilat janë shenja më specifike neurologjike”, thotë Mira Rakacolli, presidente e Shoqatës së Neurologëve.

Ministri i Shendetsise Petrit Vasili vlerësoi arritjet e mjekëve tane me nderhyrjet e bera ne pavionin e neurokirurgjise.

Ne seminarin per Neuro-onkologjine ka marre pjese pervec mjekëve te njohur edhe ambasadorja e Britanise Fiona Mc Fullan.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame