Momenti dramatik i një gruaje që tenton të hidhet nga kati i 9 (FOTO)
Post on: 20 August, 2012 Comments Off
Ky është momenti dramatik, kur familjarë, miqtë dhe punonjësit e shpëtimit të shpejtë, po përpiqen që të shpëtojnë një grua, e cila ka tentuar që të hidhet nga kati i 9 i një pallati. Dhe, kanë mundur që ta ndalin atë.
Por, ajo që nuk dinin ata, ishte fakti se gruaja vetëm pak orë më parë, nga e njëjta çati, kishte hedhur nipin e saj 4-vjeçar, që vdiq në vend, pas një zënke me të motrën. Ngjarja tragjike ndodhi në Kinë.






