Miratohet projekti për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Post on: 31 March, 2012 Comments Off

Komisioni i ngritur për vlerësimin e projektit të ri për ndërtimin e Xhamisë së Madhe pranë Namazgjasë në kryeqytet ka miratuar projektin përfundimtar i propozuar nga Komuniteti Mysliman. Pas shqyrtimit të projekteve të cilat morën pjesë në këtë konkurs u vendos që projekti i propozuar nga Zaha Hadid Architects dhe BIG të ndërtohet në këtë truall.

Në konkurs morën pjesë studiot: Andreas Perea Ortega; Architecture Studio; Search; Zaha Hadid Architects dhe BIG. “Sipas përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman, Kryearkitekti dhe drejtuesi i kësaj studioje, me një veprimtari 28 vjeçare Muharrem Hilmi Shenalp ka ardhur në Shqipëri dhe është njohur me truallin e Namazgjasë. Kjo studio ka projektuar xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila ne 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani, etj”, thuhet në njoftimin për shtyp të bashkisë.

Në këtë mbledhje u miratua edhe komisioni i përbërë nga 6 anëtarë, përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe të Bashkisë së Tiranës, që do të përgatisë termat e referencës për intervistën.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame