Miratohet me konsensus kodi rrugor, dyfishohen gjobat

Post on: 5 December, 2011 Comments Off

/Albnews/-TIRANË- Parlamenti ka miratuar me 115 vota pro kodin rrugor të Shqipërisë. Opozita dhe mazhoranca kanë arritur konsensusin për këtë draft, që kërkonte shumicë të cilësuar, që gjatë diskutimit në komisionet parlamentare.

Socialistët bënë disa propozime për kodin rrugor, të cilat u morën parasysh nga mazhoranca. Kështu, u arrit me konsesus që gjobat për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të dyfishohen dhe jo të katërfishohen, sic ishte propozimi fillestar i qeverisë.

Gjithashtu, opozita kërkoi që të vendoset sistemi i pikëzimit për patentat, një kërkesë kjo për të cilën Ministria e Transporteve ka nisur punën për ta konkretizuar.

Categories
Tags

Comments are closed.