Ligji i shtetësisë për të huajt, Pirro Dhima: E përcakton Kushtetuta

Post on: 11 February, 2013 Comments Off

Pas ndjeshmërisë së treguar për çështjen e heqjes së pensioneve për minoritarët grekë në Shqipëri, deputeti i PASOK në parlamentin grek, Pirro Dhima shprehet kundër vendimit të Këshillit të lartë të shtetit, për anulimin e ligjit “Ragusi”, që iu jepte të drejtën emigrantëve të marrin shtetësinë greke.

Referuar thënies së Sokratit, se “grekë quhen ata që marrin arsimin tonë dhe jo ata që kanë të njëjtën origjinë”, Dhima, sipas gazetës “Ta Nea”, vëren se në Greqi, në shekullin e 21-të, Gjykata e Lartë mohoi kërkesat formale të Aktit të 2010. “Nëse nuk duam të ndalemi në konsiderata politike, Këshilli i shtetit, ndër të tjera, thotë se nuk është e mjaftueshme për 6 vjet ndjekin shkollën për të provuar se janë natyralizuar në grekë, por nëse kemi parasysh se çfarë lloj arsimimi ofrohet për fëmijët tanë, vështirë se mund të kundërshtojmë”, shprehet deputeti himariot.

Kështu sipas tij, vendimi i gjykatës për të hequr dorë nga kriteret formale për dhënien e shtetësisë, në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohet si një mundësi për pengim, vonesa dhe arbitraritet. “Në Greqi ligjet nuk i bëjnë gjykatat. Kush është grek dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojë që të bëhet i tillë, këtë e përcakton ligji. Kjo thuhet në në Kushtetutë”, përfundon Dhima.

Categories
Tags

Comments are closed.