Ky burrë, jeton me zemrën e një gruaje…

Post on: 7 September, 2012 Comments Off

Një njeri që jeton me zemrën e një gruaje. Falë një dhurimi organesh pas një aksidenti, i cili i ka dhënë atij përsëri jetën.

Kjo është rilindja e jashtëzakonshme e Claude Desarzens, nga Lozana e Zvicrës, i cili e ka rrëfyer historinë e tij, Festës Kombëtare e dhurimit të organeve në këtë vend. Dhe përvoja e tij personale, duket se ka rihapur një debat të nxehtë në të gjithë Evropën: A duhen përkrahur dhurimet e organeve?

Claude Desarzens ishte me fat në vitin 2002, kur i ofruan zemrën e një gruaje të re, ndërsa ai ishte duke rrezikuar jetën.

“Ka qenë një rilindje e vërtetë”, thotë ai. Në çdo gjë, dhurimi shkoi shumë mirë.

“Unë ndenja vetëm tre muaj në listën e pritjes. Dhe, për fat të mirë, nuk kam pasur probleme përshtatje me organin e ri që kam në trup”, ka shtuar ai.

Edhe pse, tashmë e pranon, se në fillim, ideja e transplantit nuk i pëlqeu fare.

“Kur mjeku im më tha se kjo qe e nevojshme, kam bërë gjithçka për t’u përpjekur që të shërohesha në ndonjë mënyrë tjetër. Kam qenë aq i dëshpëruar, kërkoja vetëm të mbaja zemrën time,” përfundon rrëfimi i burrit 51-vjeçar që tani bën një jetë mëse normale.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Cila skuader do ta fitoje Champions League?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews