Kur lumturia në fotografi “shkatërrohet” nga….. (FOTO)
Post on: 7 September, 2012 Comments Off
Gjithnjë përpara aparatit fotografik përpiqemi të dalim sa më mirë, edhe nëse jemi të trishtuar apo të mërzitur përpiqemi me çdo kusht që këtë pamje ta fshehim dhe në fotografi të jemi disi ndryshe.
E ndërsa mundohemi që çdo detaj të fokusohet në mënyrën e duhur, përpjekjet tona hidhen poshtë rastësisht nga dikush, që nuk e kishe menduar se do të krijonte këtë pabesi.
Në këtë galeri imazhesh , shfaqen momente të kapura rastësisht nga aparati i një fotografi të thjeshtë, ku personat që përgatiten të fotografohen nuk janë në dijeni të personave ose kafshëve që qëndrojnë pas tyre.
Arti i “fotobombardimeve”, është rritur shumë kohët e fundit kryesisht tek të rinjtë të cilët preferojnë të realizojnë fotografi interesante por edhe me domethënie, e më pas të postojnë online këto imazhe.
Por, nga njëra anë pavarësisht faktit se fotografitë mund të jenë rastësore ato mund të vlerësohen si të bukura.
Kështu në njërin prej këtyre imazheve shfaqet nëna me djalin e saj në makinë, e cila dëshiron të fokusojë një moment të bukur dhe e rekomandon fëmijën të buzëqeshë ndërkohë që shkrep aparatin, por fëmija nuk e ndjekë këshillën e nënës.











