Kanadezi përfundoi maturën në moshën 90 vjeçare

Post on: 10 December, 2011 Comments Off

Michael Zone nga Las Vegasi përfundoi maturën në moshën 90 vjeçare, duke dëshmuar se kurrë nuk është vonë ta përfundoni shkollën e mesme.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore, me prejardhje nga Kanadaja, kishte përfunduar vetëm shkollën fillore. Punoi në shumë profesione gjatë jetës, doli në pension dhe nuk kishte menduar kurrë ta vazhdonte shkollën por këtë e bëri vetëm pas insistimit të nipit të tij Matthew.

“Pa shkollë nuk ka asgjë”, tha Zone për Las Vegas Star.

Maturanti 90 vjeçar nuk e pati lehtë ta merrte diplomën. Ai tha se më së vështiri e pati me lëndën e matematikës dhe për këtë arsye u detyrua t’i kryejë disa kurse shtesë për t’i dhënë provimet.

“Shpresoj që suksesi im të jetë inspirim për të rinjtë që ta vazhdojnë shkollën. Pa diplomë sot nuk ka asgjë”, tha Zone.

Categories
Tags

Comments are closed.