Kadeli largohet nga PD, mazhoranca me 85 deputetë. Meta: E mirëpres tek LSI!

Post on: 31 October, 2013 Comments Off

67273 Kadeli largohet nga PD, mazhoranca me 85 deputetë. Meta: E mirëpres tek LSI!TIRANE – Deputeti Gjovalin Kadeli ka deklaruar në një intervistë televizive largimin nga Partia Demokratike dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nje bashkim I tij me mazhorancen e con numrin e kesaj te fundit me 85 deputete.

“Kam patur ngacmime të herë pas hershme për shkak të gjënezës dhe mënyrës si u katapultova për të qenë deputet i PD. Mbase kjo kohë shërbeu për të qartësuar mendimet mes nesh por dhe me veten time. Ne jemi në këtë pozicion pasi dera e PS u mbyll në një kohë kur ne punuam për të ardhur një ditë në pushtet në mënyrë që të implementojmë atë program që kemi paraqitur. Pavarësisht se ishim në krah të votuesve të PD Lezhë, ishim pranë edhe të kolegëve të PD, duke bërë të mundur ruajtjen e mandatit të katërt. Kjo tregoi se PS janë këta dhe kanë të drejtën morale të më kërkojnë llogari. Unë kam vendosur që të largohem nga PD, grupi parlamentar i PD për të qenë pjesë e grupit parlamentar të LSI.”- deklaroi Kadeli.

Deputeti pohoi se përpara zgjedhjeve kishte patur kontakte me kreun e LSI-së për të qenë pjesë e ekipit të LSI-së.

“Zoti Meta u vonua në përgjigje pasi kalkulonte numerikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë dhe në atë kohë u paraqit nevoja e votës në parlament lidhur me anëtarin e kolegjit zgjedhor dhe me mbajtjen e qeverisë në mënyrë që të përmbushte detyrimin për zgjedhje të lira. Ato zgjedhje u realizuan mrekullisht mirë falë një njeriu që quhet Sali Berisha” deklaroi Kadeli, në një intervistë për “Ora News”.

Me afrimin e Kadelit në grupin parlamentar të LSI-së, mazhoranca parlamentare siguron 85 vota. Pak javë më parë deputeti i PR-së Luan Duzha iu bashkua grupit të LSI-së. Nga zgjedhjet e 23 qershorit, PR-ja siguroi 4 deputetë në shkallë vendi, ndërkohë që pas ikjes së deputetit të qarkut të Elbasanit, Luan Duzha, tashmë kjo parti përfaqësohet në Kuvend me vetëm 3 deputetë. Ndërkohë që me afrimin e Duzhës dhe Kadelit, grupi parlamentar i LSI-së, bëhet me 19 deputetë.

Në nenin 15, pika 2 dhe 5, kapitulli për formimin e grupeve parlamentare të rregullores së Kuvendit, bëhet e qartë se çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar. Për këtë ai duhet t’i paraqesë një deklaratë me shkrim kryesisë së grupit dhe të njoftojë me shkrim Byronë e Kuvendit. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar.

META: KADELI I PERKET SE MAJTES I MIREPRITUR TEK LSI
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar paraditen e sotme mbi largimin e Gjovalin Kadelit nga Partia Demokratike. Sipas Metës, Kadeli është i mirëpritur në gjirin e së majtës sepse i përket së majtës. “Gjovalin Kadeli integrohet natyrshëm tek LSI sepse i përket së majtës”.

PALOKA: LARGIMET DËMTOJNË VETËM ATA QË IKIN
Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka reagoi përmes një deklarate të shpërndarë për mediat në lidhje me vendimin e deputetit Kadeli, për largimin nga PD-ja. Sipas Palokës, largimet nuk dëmtojnë opozitën, por vetëm atë që ikën.

“Largimet nga opozita drejt qeverisë nuk dëmtojnë asnjëherë opozitën, e cila nga vetë emri që ka është kategori e pakicës. Dëmtojnë vetëm atë që ikën.

“Personalisht mbroj parimin se deputeti duhet te respektojë deri fund votën e zgjedhësve. Megjithatë, ka një kuptim politik për deputetin të lerë qeverinë dhe të kalojë në opozitë. Por e kundërta, domethënë ikja nga opozita për t’ju shtuar si numër qeverisë është vetëm një çështje e interesave vetjake dhe pazareve të paskrupullta.”- deklaron Paloka.

Sipas kreut të grupit demokrat, “Gjovalin Kadeli e dëshmoi se erdhi parazgjedhjeve me qeverinë e Partisë Demokratike vetëm për përfitime vetjake. Kjo qeveri mund të blejë deputetë me premtime dhe shpërblime. Gjuetia e mandat mbajtësve pa integritet politik dhe publik është shprehje e qartë e dobësisë së saj. Por nuk mund të blejë me këto mjete të ulëta simpatinë dhe mbështetjen e publikut. Sikurse nuk mund të cënojë as edhe një miligram vendosmërinë e opozitës për të bërë detyrën e saj.”

“Opozita dhe opozitarizmi janë një sprovë karakteri”- vijon më tej Paloka- duke shtuar se “forca e opozitës buron pikësëpari nga vlerat që ajombron, nga alternativa që zhvillon, nga shpresa që ngjall për publikun. Në këtë kuptim Partia demokratike me grupin e saj shumë të kualifikuar parlamentar është një opozitë e fortë, që vetëm do të forcohet e rrisë mbështetjen popullore dita-ditës.”

LARGIMI I KADELIT NGA PS TEK PD
Gjovalin Kadeli u largua nga radhët e Partisë Socialiste, deputet i së cilës ai ishte deri në prill të këtij viti, për shkak të divergjencave që ai pati me Edi Ramën. Ai bëri të qartë më pas se largimi nga PS kishte vetëm një motiv, lënien e tij jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit. “Kontributi im në PS mbyllet këtu. Më largoi vetë Edi Rama. Rama po më zëvendëson në listë me njerëz pa kontribut në PS. Shkak i kësaj ndarjeje me PS është tirania e kryetarit të PS-së, Edi Rama”, – tha Kadeli aso kohe.

Fill pas këtij vendimi ai u rreshtua krah Partisë Demokratike duke mbështetur me votë çdo vendim të qeverisë “Berisha” në Parlament. Për këtë qëndrim, ai u “shpërblye” nga ish-kryeministri, i cili e përfshiu Kadelin në listën e kandidatëve fitues për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Kësisoj pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Gjovalin Kadeli ishte një nga deputetët e grupit parlamentar demokrat, së ashku me dy ish-socialistë të tjerë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame