Ja aktorët më të paguar të serialeve turke

Post on: 12 March, 2013 Comments Off

Aktorët turk, përveç famës, fitojnë edhe shuma të larta për çdo episod të serialeve në të cilat aktrojnë.

Nga 7.000 euro që është dhe pagesa më e ulët për një episod, për një karakter jo shumë të rëndësishëm, e deri në 40 mijë euro shkon shuma e paguar për aktorët kryesore të serialeve.

Burak Özçivit, mashkulli i cili bëri për vete të gjitha femrat me pamjen e tij tërheqëse apo, siç e njohim ne Bali Beg, mund të jetë mashkulli më i bukur në Turqi, por jo më i paguari, pasi honorari i tij nuk shkon më shumë se 7 mijë euro për episod. Pak më lart se Burak radhitet sulltanesha Hyrrem, e cila paguhet deri në 15 mijë euro për secilin episod.

Në një pozicion të njejtë të pagesave janë Sulltani Sulejman, Mehmet (Kivanc), si dhe Ezel (Kenan), të cilët për një episod marrin rreth 35 mijë euro, shkruan “Panorama”. Por kjo shumë nuk është rekord në ekranin turk, pasi atë rekord e thyen Polat Alemdar, i cili paguhet mbi 40 mijë euro për çdo episod.

Lista e aktorëve
Burak Ozçivit – 7 mijë euro
Wilma Elles – 15 mijë euro
Meryem Uzerli – 15 mijë euro
Hatice Sendil – 17 mijë euro
Beren Saat – 20 mijë euro
Çag(la Sikel – 20 mijë euro
I.vana Sert – 22 mijë euro
Mehmet Aslantug – 25 mijë euro
Nurgül Yesilçay – 30 mijë euro
Kenan Imirzalioglu – 35 mijë euro
Halit Ergenç – 35 mijë euro
Kivanç Tatlitug – 35 mijë euro
Necati Sasmaz – 40 mijë euro

Categories
Showbiz  
Tags

Comments are closed.