Itali, 1.5 ton drogë në anijen e peshkimit, vinte nga Shqipëria

Post on: 14 November, 2012 Comments Off

ITALI - Më shumë se 1.5 ton marijuanë janë gjetur sot në bordin e një anije peshkimi, në Portin e Manfredonias në Itali.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, ndërsa mësohet se në pranga kanë rënë dy shqiptarë dhe një shtetas italian.

Droga ishte paketuar në thasë plastike dhe ishte fshehur në fund të bordit të anijes, 15 metra të gjatë, që shërbente si anije peshkimi. Personat që u gjeten në bord, shqiptarët dhe italiani, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan nën akuzën e trafikut të drogës.

Lënda narkotike u kap nga policia, në kuadër të një operacioni të koduar “Atlantis”. Një sasi e tillë droge do të prodhonte mijëra doza që do hidheshin në tregun italian.

Mësohet se brenda anijes janë gjetur gjithashtu dhe armë të cilat mbaheshin pa leje.

Categories
Tags

Comments are closed.