Incidentet e bujshme të femrave VIP siç i ka bërë nëna (FOTO)
Post on: 17 September, 2012 Comments Off
Nudizmi shet. Këtë tashmë e kanë të qartë të gjithë. Mbi të gjitha e kanë parasysh personazhet e botës së spektaklit. Emri pas një fotoje të tillë do të përmendet për një kohë të gjatë në shkrime dhe gazeta, e mbi të gjitha do të bëjë xhiron e botës në internet. Fotot nudo apo incidentet “e pafajshme” ku pjesët intime dalin zbuluar, duket se janë bërë trendi i ri në botën e shou-bizit. Edhe kjo, si të gjitha risitë e tjera ka ardhur nga jashtë, atje ku VIP-at skandalin e përdorin në mënyra të shumëfishta. Atje nuk përkthehet vetëm në doza fame të shtuar por edhe në lekë, përfitime të drejtpërdrejta, pasi shtohen shitjet e albumeve dhe fansat tejmbushin koncertet. Në botën e shou-bizit shqiptar janë të pakta rastet. Madje ato mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Veç zbulimit të qëllimshëm dhe rrëmbimit të vëmendjes ka edhe raste të tjera, ku pa dijeninë e këtyre personazheve dalin video apo foto nudo, të cilat shkaktojnë një zhurmë të madhe. Një nga femrat e para shqiptare që diti ta përdorë më së miri dhe me zgjuarsi nudizmin e vet ishte modelja superseksi Angela Martini. Fakti që ajo jeton jashtë, nuk e vuri fare në siklet bukuroshen shqiptare, e cila diti jo vetëm të përfitojë nga kjo gjë, por e mori edhe me sportivitet dhe të qeshur “incidentin” në fjalë. Kjo “gafë” e bëri Angelën para një viti modelen më të klikuar në internet, duke lënë prapa emra të mëdhenj të kësaj bote siç janë Gisele Bunchen apo Blake Livery. Incidenti i fundit, kësaj here jo i provokuar nga personazhi, ishte ai i Bleona Qerretit dhe videos së saj tërësisht nudo filmuar në backstage, teksa këngëtarja po zhvishej. Edhe kjo video bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por nuk mund të themi se ishte e realizuar enkas nga Bleona.
Bleona Qerreti
Ajo po zhvillon me sukses turin e saj të koncerteve të nisur nga Shqipëria, por ky rikthim është komentuar ndoshta më shumë sesa këngëtarja do të donte. Vetëm një javë më parë një video amatore që e tregonte këngëtaren nudo, u shpërnda dhe komentua kudo. Bleona në këtë video shihet komplet lakuriq, e rrethuar nga disa persona të tjerë, të cilët duket se nuk e shqetësonin aspak këngëtaren simpatike në nudizmin e vet. Pavarësisht bujës së krijuar dhe zërave, të cilët e akuzonin se këngëtarja ka qenë në dijeni të kësaj videoje, Qereti është shprehur mjaft e shqetësuar për publikimin e kësaj videoje. Madje ajo nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj ka bërë çdo gjë që videoja të hiqej nga Youtube, po pa rezultat, sepse ajo që ishte për t’u bërë nuk mund të zhbëhej më. Ajo që të habit, është fakti se Bleona për kaq kohë qëndrimi në Amerikë, e ka kuptuar shumë mirë sesi funksionon bota e shou-bizit. Pavarësisht kësaj, me reagimin dhe indinjatën e saj Bleona tregoi se në fund të fundit ka mbetur një vajzë shqiptare. Ajo për këtë incident nuk fali as bodigardët e saj, të cilët mesa dimë, i ka pushuar nga puna. Fama kushton dhe madje shpesh kushton shumë, më shumë sesa një video e tillë.
Rita Ora
Shqiptarja Rita Ora është pa diskutim në rrugë të sigurt drejt majave të suksesit. Ajo është e talentuar dhe gjithë Britania i ka sytë drejt saj. Madje mediat britanike vazhdimisht po e krahasojnë atë me yllin tjetër të muzikës amerikane, Rihanna. Megjithatë, pavarësisht kësaj dhe faktit që karriera e saj sapo ka nisur, edhe Ritës ia ka qejfi që të flitet në media edhe për skandale të tilla nudizmi. Madje në shpesh raste ajo është treguar tërësisht e pavëmendshme dhe pamjet nuk kanë qenë dhe aq të këndshme për t’u parë. Edhe pse pamjet duken krejtësisht të pafajshme, s’mund të themi që këngëtarja nuk e ka parë veten sesi është veshur përpara se të dalë në skenë. Ama janë këto pamje të saj, të cilat veç të tjerave po i japin asaj çdo ditë e më shumë imazhin e një superstari. Fama sot duket se nuk mund të jetë vetëm falë talentit. Të jesh yll patjetër që duhet të kesh në CV-in tënde të famës edhe foto të tilla skandalesh, pakujdesish, që çuditërisht zbulojnë gjithmonë intimitetin e personazheve dhe jetën e tyre private.
Angela Martini
Ishte shqiptarja e parë që e përdori këtë truk marketingu. Bukuroshja shqiptare, e cila më vonë u kthye në shembull për t’u ndjekur jo vetëm nga shqiptarët, befasoi gjithë botën kur doli në tapetin e kuq pa pasur asgjë poshtë. E pranishme në “Cfda Fashion Awards”, një vit më parë Angela Martini mori vëmendjen e gjithë shtypit të huaj dhe shqiptar. Të gjithë e cilësuan si skandal, por Angela e priti me buzëqeshje këtë “incident të pafajshëm”. Ajo tha se i kishte hequr të brendshmet, sepse nuk i rrinin mirë me fustanin, e në të njëjtën kohë përfitoi nga rasti që t’u jepte një këshillë të gjitha vajzave në botë: “Depilohuni sepse asnjëherë nuk i dihet ç’ndodh”, u përgjigj modelja e njohur. Kjo ngjarje jo vetëm që nuk ndikoi aspak keq në reputacionin e modeles, përkundrazi e bëri atë më të klikuarën dhe të njohur kudo. Më pas ishte shou-girl italian Belen Rodriguez që e imitoi Martinin, duke u treguar të gjithëve fluturën e saj në Sanremo. Sigurisht për të tërhequr vëmendje, edhe pse origjinali mori më shumë vëmendje sesa bukuroshja e lakmuar Belen.
Genta Ismajli
Këngëtarja shpërthyese, Genta Ismajli ndoqi të njëjtën strategji si Angela dhe Belen për t’u bërë ylli i mbrëmjes në festivalin “Video Fest 2012”. Pa dashje edhe Genta ka zbuluar pak më shumë sesa duhej, duke treguar se poshtë fustanit të saj nuk ka asgjë. Veshja e saj ishte mjaft provokuese dhe mjaft joshëse për seksin e kundërt. Edhe Genta e ka marrë me sportivitet këtë gjë, e bindur që një zhveshje e tillë nuk do të kalonte pa u komentuar.




