Ina Rama pa grim, kafe te lokali i Fidel Yllit (FOTO)

Post on: 3 February, 2013 Comments Off

Tani që nuk është më prokurore e Përgjithshme, mund të ndihet më e çliruar teksa qëndron në ambiente publike. Por ama për Ina Ramën kurioziteti vazhdon. Prandaj dhe ju sjellim këto foto të realizuara nga paparaci ynë dy ditë më parë. Ina Rama ndodhej në lokalin e Dy Kullave, që njihet si lokali i deputetit socialist Fidel Ylli, ndërkohë që ajo që vihet re, është se look-u i saj është shumë larg atij që ne kemi parë teksa ajo punonte si prokurore. Flokët nuk i ka shumë të krehur, është pa grim dhe mbi të gjitha duket disi e menduar, ndërkohë që flet dhe pi kafe me një zotëri. Gjithashtu nuk dimë se çfarë pune do të bëjë tani zonja Rama dhe a do të përfshihet në politikë, njësoj si paraardhësi i saj Theodhori Sollaku, që tashmë është në strukturat e PS.

 

 

Categories
Tags

Comments are closed.