Horoskopi ditor, e Enjte, 6 Qershor 2013

Post on: 5 June, 2013 Comments Off

DASHI

I shtyrë nga një kuriozitet i shëndetshëm, gjatë ditës së sotme do të ndjeheni i motivuar për të studiuar aspekte të ndryshme të punës tuaj. Kushtet për të përmbushur këto nevoja nuk ju mungojnë dhe rezultati i tyre, mund të jetë vetëm pozitiv. Eshtë koha që të mos përqendroheni vetëm në aspektet e jashtme të jetës. Në këto ditë, ju duhet dhe mund të merrni shumë më tepër.

DEMI

Tani për tani, ju rekomandohet që t’i lini mënjanë ambiciet e mëdha për pushtet dhe për të fituar, duke dëgjuar mbi të gjitha, sinjalet që ju dërgon zemra. Hëna, një yll i perceptueshëm sot, ju bën më të ndjeshëm ndaj thirrjes së dashurisë, apo ndjenjave. Në këtë fushë, ju do keni sot, më shumë kuriozitet sesa në të kaluarën dhe nuk keni ndërmend aspak që të humbni më shumë kohë. Sepse kjo është një kohë e artë për të vepruar, për t’u marrë me angazhimet, si edhe për t’i shtuar më tej njohuritë apo miqësitë tuaja. Por edhe për të përmbushur dashurinë tuaj të madhe.

BINJAKET

Hëna gjatë ditës së sotme ju dërgon ndikimin e duhur për të hedhur prapa kujtimet e së kaluarës dhe të filloni të aplikoni një mënyrë të re të jetesës suaj, veçanërisht nëse jeni të rinj. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë, pasi ju duhet që të fshini traumat tuaja ekzistenciale, por në disa raste, është e domosdoshme gjithsesi, edhe për t’i ruajtur kujtimet tuaja. Pasi kjo ju bën që të ecni në të ardhmen me një butësi më të madhe të shpirtit.

GAFORRJA

Perspektiva të mira për ju gjatë ditës së sotme. Burimet e tua janë të mëdha, por jo shumë. Gjithsesi, ato janë më shumë se të mjaftueshme për të marrë atë që ju dëshironi nga jeta. Ndjeshmëria juaj është e rritur, kreativiteti shumë pjellor. Ju keni një ekuilibër të mirë në punët tuaja të brendshme, si edhe një hapje të madhe shpirtërore. Por edhe mjaft imagjinatë për t’i kanalizohet në zonën tuaj gjërat, sipas interesit tuaj. Nëse një rival mendon sot se mund t’ju vërë poshtë, ta dijë se e ka gabim, pasi i ka bërë llogaritë keq. Ju jeni shumë më superior ndaj tij.

LUANI

Nëse qëllimi juaj është për të realizuar një akt të suksesshëm profesional, duhet ta dini se gjendeni pikërisht në kohën e duhur. Duhet që të pranoni propozimet rreth një udhëtimi pune, dashurie apo edhe aventure. Zbulojeni idealin tuaj të ri për partnerin me një stil të ri, si një njohës i vërtetë i tij. Rrota e fatit kthehet në favorin tuaj, dhe disa fitoret janë ende të mundshme.

VIRGJERESHA

Të panjohur me një biznes të ri apo detyrat e reja të punës, që dita e sotme do të sjellë, nuk do të bënit mirë që ju të tërhiqeshit nga pranimi i propozimit të dikujt kohët e fundit, por duhet që të tregoni më shumë besim ndaj saj. Hëna mbështet ndihmën e akorduar nga njerëzit që kanë më shumë rëndësi në mjedisin tuaj dhe ju bën tolerantë në çdo lloj marrëdhënieje.

PESHORJA

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, nuk paraqitet aspak pozitiv gjatë ditës së sotme në shumë fusha të jetës suaj, dhe ju lejon të merrni me lehtësi të caktuar dhe pa frikë apo paqartësi, një iniciativë të rëndësishme, e cila menjëherë vendos bazën për një periudhë konstruktive. Implikime të lumtura në fushën tuaj financiare, me një mundësi reale për të përparuar në drejtim të qëllimeve tuaja me ndihmën e një të afërmi.

AKREPI

Rritja e ndjenjës së shoqërimit që ju shfaqni gjatë ditës së sotme, ju ndihmon për ta kapërcyer ndonjë keqkuptim që krijohet në vendin tuaj të punës. Por ju mos hiqni aspak dorë nga kultivimi i interesave tuaja artistike dhe kulturore. Ju nuk mundet që gjithmonë të mendoni vetëm në lidhje me aspektet materiale të jetës. Kënaqeni dëshirën për t’u dhënë hapësirë edhe nevojave të mendjes, shpirtit, trupit.

SHIGJETARI

Eshtë mëse e natyrshme që me Diellin dhe Marsin kundër në shenjën tuaj, sot të shfaqni një vitalitet të ulët fizik dhe shumë energji nervore për të shkarkuar. Prandaj, kujdes nga ndonjë reagim negativ nga njerëz që ju rrethojnë, apo objekte dhe rrethana të cilat duket se nuk luajnë aspak efekte të dobishme për ju. Kujdes edhe lëvizjet që bëni. Për pjesën tjetër të jetës, nuk ka probleme të veçanta. Shtëpia e shëndetit është e ndikuar pozitivisht nga yjet.

BRICJAPI

Sot aftësia juaj primare, është pikërisht tek urtësia që shfaqni. Tendenca e jetës tuaj të përditshme është solide dhe e ekuilibruar. I prekshëm është aspekti administrativ, por edhe angazhimet e shumta, të cilat janë pothuajse të përsosur. Gjithsesi, ekzistojnë tensione që janë një barrë për disponimin tuaj. Por me diplomaci dhe politikë, mund të mbajmë larg sherret dhe do dini të jeni produktivë në punë.

UJORI

Në sajë të veprimeve të vogla, gjatë ditës së sotme, ju mund të arrini gjëra të mëdha. Edhe pse kjo është një maksimë që juve nuk ju pëlqen shumë, sot do t’ju ndihmojë. Dikush pëlqen të vërë pengesa në rrugën tuaj, por ju e dini që nëse mund të përdorni vetëkontrollin, do të dini sesi t’i shmangni diskutimet e tepërta, si në punë, edhe në familje. Në dashuri, zemra juaj është tutori juaj. Mos u përpiqni për të racionalizuar ngjarjet, duhet të ndiqni instinktin tuaj.

PESHQIT

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë bujare, duke treguar një ecuri të mirë të jetës suaj të përditshme, jetën në shoqëri, apo edhe sferën e komunikimit. Miqësitë e reja, kanë për t’ju ndihmuar që të sillni rendin dhe lumturinë në ditën tuaj, ku ju mund të siguroni edhe një sukses personal. Jetojeni punën tuaj me një ndjenjë të mrekullueshme të aventurës, gjendje kjo që shpejt do të sjellë edhe rezultatet e dëshiruara.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.