Grabitja e argjendarisë në Fier, ja autorët me automatikë (VIDEO)

Post on: 8 July, 2012 Comments Off

TIRANE-Në internet po qarkullon një video që tregon qartë grabitjen e pak ditëve me pare të argjendarisë në Fier.

Në videon, që zgjat 24 sekonda duken dy persona të maskuar në fytyrë dhe me armë në dorë të cilët ne mes të ditës hyjnë brenda argjendarisë që ndodhet në qendër të Fierit.

Me automatikë në dorë, ata detyrojne klientet të dalin jashtë duke ecur gati këmba-dorës. Ndërsa dy shitësit të tmerruar ngrejnë duart lart dhe ulen poshtë banakut.

Ashtu sic shfaqet edhe ne video, njëri nga grabitësit rrëmben të gjitha kutite ku janë ekspozuar bizhuteritë e shtrenjta ndërsa tjetri ato qe ndodhen me automatik jashtë vitrinës në brendësi të dyqanit. Me pas, dy grabitësit janë larguar me shpejtësi me florinjtë e grabitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e tre ditëve më parë, ne lagjen ‘Kastriot, prane qendrës së Fierit. Policia ka bërë të ditur se sasia e floririt të grabitur është rreth 2 kg. Ndërkohë që ende nuk jane identifikuar dhe arrestuar autorët.

Mësohet se po e njëjta argjendari, sipas së njëjtës skemë, është grabitur dhe dy vjet më parë.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Sondazh

Nese do te votonit sot, cilen parti apo koalicion do te votonit?

Rezultatet

Na gjeni ne:

Me ndiq ne FacebookMe ndiq ne TwitterMe ndiq ne Google+Me ndiq ne InstagramMe ndiq ne YoutubeMe ndiq ne RSS feeds

Galeria

Lajme Nga Sporti

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Albnews Moti nga Albnews