Fiorenca Lekstakaj, fituese e “Miss Shqiperia 2013″ (FOTO)

Post on: 25 June, 2013 Comments Off

Nr.29 shpallet “Miss Shqiperia”

Mbremja e 22 qershorit, e ka kthy er parkun kombetar te Bylisit ne nje skene gjigante, ku protagoniste kryesore ishin konkurrentet e “Miss Shqiperia”. Bukuroshet shqiptare shpalosen hiret e tyre mbi skenen elegante te ndertuar ne kete mrekulli te natyres, kaq pak te eksploruar nga shqiptaret, tek e cila vetem nje njeriu si Petri Bozo mund t’i shkonte mendja per ta promovuar… Spektakli, qe u transmetua drejtperdrejt ne valet e TVSH, e celi siparin me nje sfilate te 31 konkurrenteve, me veshje te modes se viteve ‘80 e deri tek ajo e diteve te sotme… Me tej skena iu la gazetarit Enkel Demi, i cili moderoi ne menyre te shkelqyer mbremjen gala. “Miss”-i 17-vjecarja Fiorenca Lekstakaj ka qene ajo qe ka rrembyer kuroren e me te bukures shqiptare, mbremjen e 22 qershorit ne Bylis. Mes 31 konkurrenteve te ardhura nga te gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, por edhe vendet perendimore ku jetojne prej vitesh, bukuroshja qe jeton ne Firence ka arritur te dalloje, duke fituar kuroren e enderruar. Vajza brune, me nje bukuri tipike mesdhetare, mes emocioneve, loteve dhe perqafimeve te mikeshave te saj te reja ka vene mbi koke kuroren e bukurise, e cila e shnderron ne te njejten kohe edhe ne perfaqesuesen shqiptare ne disa evente nderkombetare te bukurise, ekskluzivitet i “Deliart Association”.

Nderkaq shoqeruesja e pare u shpall Anita Mehmeti, ndersa shoqeruesja e dyte e “Miss Shqiperia”, Meriola Terpo. Pozimi para fotografeve i treshes fituese i ka dhene fund ne oret e vona te se dieles, edicionit te 15-te te “Miss Shqiperia”, i cili kete vit u organizua ne Bylis mbi nje skene gjigante. Por pervec gares se forte, ne destinacionin e fundit te shtegtimit te ketij viti, “Miss Shqiperia 2013” solli edhe nje spektakel te shkelqyer, me te ftuar dhe surpriza te shumta. Nen drejtimin e prezantuesit Enkel Demi performuan mbi skene disa nga emrat me te njohur te muzikes shqiptare, nderkohe qe anetaret e jurise se ketij viti, emra te rendesishem ne artit, kultures, medias etj., ndane disa fasha fituesesh. Mes artisteve te ftuar vecojme interpretimet e goditura te “Lynx”, Ylli Baka, Devis Xherahu, Eliza Hoxha… Si momente kulminante ne performanca mund te vecojme rikthimin ne skene te Gentian Demaliajt dhe duetin surprize te Xhoit me bashkeshortin e saj, aktorin dhe regjisorin Gent Bejko, te cilet sollen nje version te ri te kenges “Sa e shite zemren”. Nderkohe qe shume emocionuese ishin edhe koreografite e Arian Sukniqit dhe sfilatat e vajzave me rroba banje e kostume popullore.
Cmimet ne “Miss Shqiperia”:

“Miss Shqiperia” – Fiorenca Lekstakaj
“Shoqeruese e Pare e Miss-it” – Anita Mehmeti
“Shoqeruese e Dyte e Miss-it” – Meriola Terpo
“Miss Miqesia” – Fitore Haziri
“Miss Buzeqeshja” – Geraldina Selimi
“Miss Turizmi” – Romela Koleci
“Miss Bikini” – Sindi Leka
“Miss Fotozhenia” – Iris Ccela
“Miss Inteligjenca” – Kiara Tito
“Miss Kinemaja” – Deisa Shehaj
“Miss Eleganca” – Eriona Sulejmani
“Miss Press” – Enilda Myftari
“Miss Interneti” – Flora Avdiu

 

 

 

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.