Finalja e Big Brother 6 do të jetë këtë javë…?!

Post on: 20 May, 2013 Comments Off

Ndërkohë që banorët janë duke bërë shaka me nëjri-tjetrin në kopsht, midis Elonës dhe Eldorës fillon një diskutim. Elona tregon për familjen dhe për vdekjen e së ëmës. Ajo tregon për vuajtjet në familje dhe për vështirësitë që ndjeu pas vdekjes të së ëmës, ndërsa tregon edhe për motrat dhe ngjashmëritë që kanë ato me të ëmën.
Elona thotë se i kanë mbetur peng shumë gjëra të cilat nuk ka arritur t’i realizojë që kur e ëma ishte gjallë, në mënyrë që të largohej e plotësuar nga kjo botë. Ndërsa për motrat flet me shumë dashuri, duke shprehur mallin për to e duke thënë se mezi pret që t’i takojë.

Pas pak aty shkon edhe Rikja, ndërsa djemtë janë duke diskutuar për nominimet dhe ndërkohë aludojnë për finalen, e cila mund të jetë këtë të shtunë. Eldora dhe Rikja kundërshtojnë njëzëri, gjë që e bën Anaidin të dyshojë se mos ato të dyja dinë diçka, por janë të udhëzuara nga Vëllai i Madh për të mos treguar asgjë.
“Pse ishte zarfi i zi të dhoma e surprizave dhe pse qeshi Arbana kur tha që mund të jemi 3, 4 apo 5 banorë ne finale”, shprehet Anaidi, i cili fillon të krijojë dyshime edhe tek Shpendi dhe Iliri. Atyre u duken të dyshimta fjalët e Arbanës dhe pyetja që u drejtoi atyre, se sa banorë mendojnë se do të shkojnë në finale.

Ndërsa Rikja, Eldora dhe Elona shkojnë në tavolinën e ngrënies dhe ndërsa darkojnë, fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën rreth ngjarjeve në shtëpi dhe sjelljes së Ilirit gjatë ditëve të fundit. Rikja thotë se në një moment ka arritur ta kuptojë Ilirin dhe të fillojë të dyshojë tek Elona, por tashmë ai ka dalë shumë hapur dhe s’ka lënë më vend për dyshime, duke vërtetuar atë që është në të vërtetë. Ndërsa Eldora mendon se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë për të ndryshuar aspak, pasi tani çdo gjë ka marrë rrjedhën e duhur.

Lajme te Ngjashme:

Categories
Tags

Comments are closed.