Fatmirësisht, shmanget tragjedia (VIDEO)
Post on: 9 July, 2012 Comments Off
Një kamerë sigurie në Ohio ka xhiruar përmbysjen e një kamioni dhe përplasjen e tij me një pompë benzine, por fatmirësisht është shmangur një tragjedi e madhe.
Vozitësi i kamionit ka humbur kontrollin mbi automjetin duke shkaktuar aksident, i cili, sipas raportit të policisë, ka ndodhur për shkak të problemeve me frenat.
Pas aksidentit, punëtorët dhe klientët në pompën e benzinës i kanë ndihmuar vozitësit dhe një gruaje që të dilnin nga kabina e kamionit.


