Erjoni puth Klaudjen per 6 cigare…!

Post on: 28 March, 2012 Comments Off

Banorët janë të mbledhur në dhomën e ndenjes dhe ndërsa bisedojnë për gjera të ndryshme hedhin sytë nga telefoni i provës nga e cila presin surpriza nga Vëllai i Madh. Ata madje shprehin edhe dëshira se çfarë do të dëshironin ku shumë prej tyre kërkojnë cigare.   Erioni ndodhet shumë pranë telefonit në momentin që bie zilja. Ai me shpejtësi ngre telefonin dhe përgjigjet, por nuk dëgjon asnjë zë. Pak sekonda më vonë në shtëpi Vëllai i Madh u komunikon banorëve “Big Brother ju komunikon: Sot keni fituar një surprizë që do t’ju prezantohet tani. Surpriza është vetëm për Erionin”.   Banorët ndërsa presin komunikimin e surprizës komentojnë momentin e rënies së telefonit dhe hamendësojnë se çfarë mund të fitojë Erioni.  Pas disa minutash Erioni shkon në dhomën e rrëfimit për të marrë zarfin dhe pasi rikthehet fillon që t’ua lexojë të gjithëve. Vëllai i Madh ka vënë si provë që Erioni të kalojë 5 puthje të ndryshme me një nga banorët, për të filluar 6 cigare.   Ai zgjedh Klaudjën dhe të dy duhet të kalojnë një baby kis (puthje e shpejtë) e më pas me puthje flutur (me qepalla), puthje eksimeze (me hundë), puthje tradicionale(me buzët e mbyllura) dhe e fundit franch kish (puthje franceze). Gjatë kohës që realizojnë provën, pjesa tjetër e banorëve ngacmojnë Klaudjën dhe Erionin pasi është supozuar gjithmonë se midis tyre ka një ndjenjë, por ata të dy e kanë mohuar.   Pas realizimit të kësaj prove, Erioni fiton 6 cigare të cilat i ndan me Klaudjën. Të dy dalin në oborr për të pirë cigaret që u kanë munguar aq shumë.

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame