Ekonomia, Rama: Berisha jeton jashtë realitetit
Post on: 17 September, 2012 Comments Off
TIRANE - Kryetari i PS-së Edi Rama reagoi në rrjetin social “Twitter” lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentare të PD-së.
“Reagimi i sotëm i kryeministrit ndaj opozitës mbi ekonominë, ndihmon për të kuptuar se Saliu jeton jashtë realitetit të ekonomisë shqiptare”.- shkruan Rama, ndërsa shton se “sulmet ndaj opozitës nuk ulin taksat, nuk rrisin fuqinë blerëse, nuk ulin papunësinë. Ato tregojnë shterimin e argumenteve të Kryeministrit në ikje!”
Më tej kryesocialisti Rama bën përgjegjës kryeministrin për taksat e larta e për rënien e fuqisë blerëse.
“Politika e tij po e falimenton ekonominë”- shkruan Rama, ndërsa kujton edhe një herë premtimin e tij se me ardhjen në pushtet të PS-së, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve dhe heqjen e korrupsionit për biznesin.
“Zgjedhja është e qarte: Rrënim i mëtejshëm ose Rilindje Shqiptare për të rimëkëmbur ekonominë, ripërtërirë shoqërinë, rivendosur demokracinë.- përfundon Rama mesazhin e tij në “Twtiter”.


