Drogba refuzoi ofertën e Juves
Post on: 8 September, 2012 Comments Off
Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, refuzoi një ofertë nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
France Football shkruan se Juventusi bëri një ofertë konkrete për Drogbën të premtën në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe sulmuesi refuzoi ofertën e Bianconerëve për shkak se dëshiroi të respektonte kontratën me klubin kinez Shanghai Shenhua.
34 vjeçari kaloi te Shanghai Shenhua në qershor pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë të vlefshme 220 mijë funte në javë.


