Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

Post on: 1 February, 2013 Comments Off

ELBASAN - Ngjarja tragjike e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan ka tronditur edhe shtetin fqinj. Familjarët e 24-vjeçares italiane Giulia Baldassarri, e vrarë bashkë me bashkëshortin Sokol Ucaj nga vjehrri i saj, nuk arrijnë ta besojnë atë që ka ndodhur. Tezja e vajzës Anna Belani tregon për mediat në Itali se Giulia i kishte gati valixhet dhe do të kthehej të shtunën në familje.

“Jemi të dëshpëruar, nuk dinim asgjë për problemet që kishte me vjehrrin, dhe jemi të shokuar nga ato që po dëgjojmë. Ajo jetonte midis Shqipërisë dhe Italisë. Lidhja me Sokolin nuk ishte e lehtë. Ata janë njohur kur Giulia ishte në shkollë dhe u martuan në tetor të 2010-ës.”- shprehet tezja e vajzës.

Referuar mediave në Shqipëri, sipas të cilave 24-vjeçarja ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, tezja e saj thotë se nuk ishte në dijeni nëse mbesa e saj ishte ne pritje të një fëmije. “Nuk di gjë dhe nuk besoj se ishte shtatzënë. Por edhe nëse do të ishte nuk e kuptoj pse duhet të përfundonte kështu.”- thotë ajo.

Sipas mediave italiane, lidhja mes Sokolit dhe Giulias nuk kishte aprovimin e asnjërës prej familjeve. Por të rinjtë kanë vendosur të rrijnë bashkë pavarësisht se Sokolit i ishte ndaluar hyrja në Itali për shkak të problemeve që kishte patur me drejtësinë italiane. Për këtë arsye Giulia kishte vendosur të jetonte me të në Elbasan, por kthehej shpesh në Itali, ku pritej të diplomohej së shpejti.

PROKURORIA SEKUESTRON TABULATET
Pas ngjarjes makabre të ekzekutimit të 27-vjeçarit Sokol Ucaj dhe bashkëshortes së tij italiane Giulia Baldassari, prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike të personave të përfshirë në konflikt. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, kreu i akuzës së Elbasanit u shpreh se tabulatet telefonike janë kërkuar për të zbardhur detajet dhe arsyet që çuan në ashpërsimin e konflikteve mes autorit të ekzekutimit, 65-vjeçarit Engjo Ucaj dhe djalit të tij Sokolit. Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje të afërm dhe banorë të lagjes “Sul Paprri”, ku jetonte familja Ucaj, për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Trupi i pajetë i 27-vjeçarit Sokol Ucaj është përcjellë dje për në banesën e fundit, ndërsa trupi i 24-vjeçares me shtetësi italiane është dërguar në morgun e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë dhe pritet të niset drejt Italisë.

HETIMET
Krimi i dyfishtë brenda familjes ku 27-vjeçari Sokol Ucaj së bashku me bashkëshorten e tij italiane 24 vjeç u ekzekutuan me kallash nga 65-vjeçari Engjo Ucaj, babai i viktimës, ka tronditur qytetin e Elbasanit. Policia në versionin e saj zyrtar ka bërë të ditur se krimi i dyfishtë në familjen Ucaj ka ndodhur si pasojë e ashpërsimit të konflikteve të vazhdueshme mes kryefamiljarit Engjo Ucaj dhe djalit të tij Sokolit si dhe për shkak të problemeve ekonomike me të cilat ata po përballeshin kohët e fundit. Ndërkaq, kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Elvin Gokaj u shpreh se nga ana e organit të akuzës po punohet për të zbardhur deri në detajet më pak të rëndësishme që kanë çuar në ashpërsimin e konfliktit mes babë e bir. Sipas tij, për të krijuar ide sa më të qartë rreth shkaqeve të vërteta të këtij konflikti do zbardhen të gjitha tabulatet telefonike të personave që kanë qenë të përfshirë në këtë konflikt. “Po punohet së tepërmi për grumbullimin e plotë të të gjitha detajeve që mund të çojnë në krijimin e idesë së qartë se përse situata ka degjeneruar deri në kryerjen e krimit me pasoja kaq të rënda brenda familjes”, është shprehur Gokaj. Ndërkaq, dje rreth orës 16:00, 27-vjeçari Sokol Ucaj është përcjellë për në banesën e fundit. Ndërsa trupi i 24-vjeçares Giulia Baldassari, nga morgu i Elbasanit është dërguar në atë të Tiranës. Për vrasjen ndaj 24-vjeçares Gulia Baldassari me rezidencë në Macerata të Italisë është interesuar maksimalisht ambasada italiane në Shqipëri. Ka qenë kërkesa e tyre që trupi i pajetë i saj të përcillej për në morgun e Qendrës Spitalore të Tiranës nga ku do i dërgohet familjes së të ndjerës.

FQINJËT
Fqinjët e familjes Ucaj, të tronditur së tepërmi nga ngjarja, shprehen se kanë pasur dijeni që babë e bir kishin konflikte të vazhdueshme. Ata shprehen se shkak për vrasjen mund të jetë bërë kërkesa e 27-vjeçarit drejtuar të atit për të ndarë shtëpinë. “Si gjithë familjet e tjera kishin edhe ata vështirësitë e tyre ekonomike, por jo aq të shumta saqë ajo të kthehej në shkak të një vrasje. Mesa duket, pretendimi për të ndarë shtëpinë mund t’i ketë hedhur benzinë konfliktit mes tyre që u mbyll me një fund tragjik”, deklarojnë banorë të lagjes “Sul Paprri”, në Elbasan ku ndodhi ngjarja. Fqinjët pohojnë gjithashtu se 27-vjeçari Sokoli, pas kthimit nga Italia me të dashurën italiane, e dhunonte të atin, pasi 65-vjeçari nuk e kishte pranuar lidhjen e të birit me një të huaj. Madje i ati ishte an-kuar edhe në polici për dhunën e ushtruar nga i biri.

105371 1 Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

 

105376 Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

 

105375 Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

 

105374 Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

 

105373 Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

 

105372 Dalin foto të çiftit që u vra dje në Elbasan (FOTO)

 

Categories
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame