City kërkon 31.5 mil për Dzekon

Post on: 7 August, 2012 Comments Off

Manchester City është duke kërkuar hiç më pak se 31.5 milionë euro për Edin Dzekon, teksa negociatat me Milanin kanë dështuar ende pa filluar mirë, pasi klubi italian e ka kërkuar boshnjakun në formë huazimi.

City ia ka bërë të qartë Milani se nuk do të shqyrtojë oferta për huazime, pasi kërkon ta shesë menjëherë boshnjakun, të cilin e transferoi për 34 milionë euro nga klubi gjerman Wolfsburg.

Milani pas shitjes së dyshes Silva-Ibra po kërkon zëvëndësues të denjë, por Dzeko, i cili ishte parë si figura ideale për zëvëndësimin e Ibrës, kushton shumë shtrenjtë për klubin Rossoner.

Categories
Sport  
Tags

Comments are closed.