Bleona për videon: Ja si ndodhi
Post on: 8 September, 2012 Comments Off
Këngëtarja Bleona Qerreti ka reaguar publikisht për videon nudo ku është bërë protagoniste. Në profilin e saj personal Bleona shkruan se “miqtë e mi, sikundër e keni parë këto dy ditë në internet po qarkullon një video, me përshkrimin “Bleona Nudo”. Sic besoj e keni kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili pasi e ka kryer vjedhurazi këtë regjistrim e ka shpërndarë në Youtube dhe rrjete të tjera. E ndjeva të nevojshme t’a bëja këtë sqarim për të gjithe fansat që po më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit dhe ka bërë këtë video, e cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Bleona”.


