Bleona: Nuk e dua famën përmes videove seksi

Post on: 21 September, 2012 Comments Off

4956large bleona qerreti qereti nudo foto2 Bleona: Nuk e dua famën përmes videove seksi  Bleona Qereti thotë se, edhe pse është më e lehtë, ajo kurrë nuk do ta pranonte të bjë famë përmes ndonjë videoje porno.
Këngëtarja shqiptare së fundi pushtoi mediat shqiptare pasi në internet shpërtheu një video në të cilën shfaqeshin edhe pjesët më intime të trupit të saj. Videoja ishte marrë në mënyrë të fshehtë, derisa Bleona përgatitej për të dalë në skenë në njërin prej koncerteve të saj. Por, bukuroshja thotë ajo nuk e pëlqen të bëjë famë përmes kësaj ose mënyrave të ngjashme.

“Në Amerikë ka rrugë shumë të tjera për t’u bërë e famshme. Videot porno që i keni parë dhe që marrin kontrata me shuma marramendëse”.

“A kam pasur propozime të tilla? Absolutisht jo dhe as nuk do doja t’i pranoja, gjera të cilat unë me qellim nuk i kam publikuar. Firma ime e PR nuk është marre fare me këtë pjesë, sepse unë dua që njerëzit të më respektojnë si artiste nga Shqipëria. Dua që njerëzit të më respektojnë për këtë që jam unë. Unë nuk jam “e dashura e …”, “gruaja e …”, “shoqja e …”. Nuk kam dashur që karriera ime në Amerikë të nisë në këtë lloj forme”.

“Sigurisht që rruga që unë kam zgjedhur është më e vështirë, por unë kam shumë besim në veten time dhe mendoj që ia dal. Unë mendoj se kam një karriere e cila flet vetë për punën që kam bërë unë dhe unë nuk kam nevojë të jem në këtë lloj pozite”, ka thënë mes tjerash Bleona gjatë emisionit Poke në Top Channel.

Categories
Showbiz  
Tags

Comments are closed.

Kerko

Surpriza Pa Fund

Vendos Emer Mbiemer dhe adresen e emailit

Reklame